Malishevë: Njoftim për mbylljen e rrugës për mjete motorike me peshë mbi 3.5 ton

Komuna e Malishevës njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me peshë mbi 3.5 ton se, për shkak të punimeve dhe përgatitjeve për asfaltim, nga dita e enjtë 30 korrik, në ora 12:00, ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës: Nga Ura e Mini Transitit deri te rrethrrotullimi që të dërgon te Stadiumi i Qytetit.

Ky ndalim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër të Komunës së Malishevës.

Luten drejtuesit e mjeteve motorike të kësaj kategorie që, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, të shfrytëzojnë rrugën alternative: Mirushë – Gurbardh – Burim – Astrazup dhe anasjelltas, duke respektuar sinjalizimin dhe shenjat e komunikacionit të vendosura në terren.

🔴 Foto 1 paraqet segmentin ku ndalohet qarkullimi.

🟡 Foto 2 paraqet rrugën alternative që duhet të përdoret nga mjetet motorike me peshë mbi 3.5 ton gjatë kohës së ndalimit.

Falënderojmë të gjithë drejtuesit e këtyre mjeteve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat do të përmirësojnë infrastrukturën rrugore në komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj zhvillohet simulim i evakuimit nga zjarri

Në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj është zhvilluar një ushtrim simulues për evakuimin dhe …