Marin Mema: Shteti Turk para së gjithash duhet të njohë shqiptarët në Turqi si minoritet

Marin Mema: Shteti Turk para së gjithash duhet të njohë shqiptarët në Turqi si minoritet

Shteti Turk para te gjithash duhet te njohe shqiptaret ne Turqi si minoritet. Ky do te ishte nje akt i vertete miqesie e jo dhurata e nje parlamenti. Jane minimalisht 6 milione shqiptare ne turqi , riperseris minimalisht , te cilet nuk gezojne te drejtat e nje minoriteti, ndryshe nga Greket, Armenet dhe Hebrenjte (qe njihen si minoritet fetar duke perfituar nje sere te drejtash).

Te drejtat e shqiptareve kane mbetur peng i komuniteteve te tjera Myslimane, Kurdeve, Cekrezeve, Lazove e keshtu me rradhe. Nderkohe qe shqiptaret ndryshe nga keto komunitete e kane mbeshtetur shtetin turk, nuk kane ndërmarrë kurre aksione kunder tij, nuk kane patur asnje tendence ekstremiste apo diçka tjeter. Ndaj nese shteti turk kerkon te mbeshtetese faktorin shqiptar le te filloje nga Turqia duke njohur shqiptaret atje.

Ne te kundert eshte e kote te flasim per mbeshtetje sepse ne thelb nese vazhdon keshtu Turqia nuk ndryshon nga Greqia qe nuk njeh Arvanitasit e pronat e çameve, nuk ndryshon nga Serbia qe nuk njeh Sanxhakun e shkel te drejtat e Lugines, Nishit, Toplices e me rradhe, nuk ka ndryshim nga Maqedonia qe nuk njeh Manastirin, Ohrin, Shkupin , Prilepin e shqiptaret Ortodokse e ata Katolike, nuk ka ndryshim nga Mali i zi qe shkel te drejtat ne Plave e Guci, ne Tuz, Rrozhaje, ne Malsi e Tivar…

Kjo eshte miqesi , kjo eshte bashkejetese, te njohim e pranojme njeri tjetrit.. E jo te premtojme llaç e tulla pasi nje parlament, aeroport apo gjithcka tjeter, shqiptaret jane ne gjendje ta ngrene edhe vete, pa ndihmen e askujt ashtu siç bene burrat e ketij kombi ne 1912.

Ndihmat dhe mbeshtetja jane diçka pozitive por gjithçka duhet te nise nga njohja, nga historia, nga te pranuarit

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …