Kandidatja për Komisionere të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon një qasje të re. Gjatë një seance para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ajo u shpreh e qartë se nuk mbështet asnjë formë të këmbimit të territoreve mes dy shteteve, ndërkohë që theksoi se, pavarësisht se është arritur një marrëveshje për rrugën e normalizimit, ky proces nuk ka sjellë ende rezultate të mjaftueshme. Kos paralajmëroi se, nëse situata vazhdon të ngecë, BE-ja mund të kërkojë të gjejë rrugë të tjera për të avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, që ndoqi seancën, u shpreh i kënaqur me deklaratën e Kos, duke e mbështetur idenë që procesi i dialogut ka nevojë për një ridizajnim, në mënyrë që të arrihen rezultatet e kërkuara për paqe dhe stabilitet në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Arsim Bajrami: Dëshmia e James Rubin konfirmon drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe rolin strategjik të Hashim Thaçit
Ish-ministri dhe profesori universitar, Arsim Bajrami, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin në Hagë, …