Matematika qeveritare, politike, e ministrit, Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka prezantuar të arriturat e ministrisë brenda një viti, duke  theksuar se prioritet për vitin 2016 mbetet punësimi. Ai, në një konferencë për media ka thënë se ideja themelore ka qenë që të ndryshojnë imazhin e krejt kësaj ministrie që nga fillimi. Ndërsa nuk ka bërë të ditur sesi përmirësohet imazhi i një ministrie, kur nuk raportohet  saktë dhe nga rreth 300 mijë të papunë sa ka Kosova  ai zbret shifren në 115 mijë. Po ashtu ministri  Abrashi, kohë më parë kishte deklaruar si të zënë me punë edhe rreth 12 mijë veteranë, të cilët  16 vjet pas luftës arriten më në fund të sigurojnë një pagë lëmoshte prej 170 euro. Nëse ai konsideron se edhe familjet me asistencë sociale janë të punësuar, atëherë del se në Kosovë nuk paska fare papunësi. Numrin e të papunëve ministri Abrashi e zbret edhe për rreth 100 mijë të papunë, të cilët  vetëm gjatë  këtij viti kanë ikur për në shtetet e Evropës, ndërsa deri tani janë kther rreth 15 mijë prej tyre. Imazhi i ministrisë nuk përmirësohet me atë që quhet performancë dhe që nënkupton vetëm paraqitje verbale të imazhit pozitiv, paraqitje shifrash gjysmake, të cilat as përafërsisht nuk tregojnë realitetin faktik, kur dihet botërisht se Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe barazohet me vendet më të varfra të Afrikës. Nuk përmirësohet imazhi i vendit duke fshehur shifrat. Ato mund të deformohen, mund të manipulohen por nuk fshihen dot, sepse këtë e tregon më së miri niveli në rritje i varfërisë dhe niveli në ngritje i korrupsionit dhe i pasurisë së zyrtarëve dhe klasës së të pasurve.

 

 

Kundërthëniet e ministrit

 

Në përpjekje për të paraqitur shifra trimëruese që tregojnë se koalicioni qeveritar PDK-LDK po i mban premtimet dhe po hap vende të reja pune,  ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur për mediet  se të dhënat zyrtare, sipas tij, dëshmojnë që numri i atyre që kanë zënë punë,  në periudhën Janar 2015 – Tetor 2015 qenka rreth 15.000. Zbutja e papunësisë sipas tij është shënuar edhe me pensionet që Qeveria ka filluar t’ iu paguajë rreth 13.000 veteranëve, edhe pse paga e tillë nuk mbërrin 50 për qind e pagës mesatare. Sipas kësaj logjike del se edhe asistenca sociale duhet të llogaritet punësim. Ministri Abrashi ka bërë të ditur se është pakësuar numri i punëkërkuesve, por nuk ka dhënë sqarime se ky pakësim ka të bëjë me faktin se gjatë vitit të fundit nga Kosova kanë ikur rreth 100.000 qytetarë, pjesa dërrmuese e tyre e pa punë.

 

Ministri nuk ka bërë të ditur edhe faktin se 50 për qind e të papunëve në vendin tonë, që merren me bujqësi ekstensive, blegtori e pemëtari  nuk lajmërohen fare  në byrotë e punës, sepse janë të sigurt se nuk gjejnë punë, ashtu sikur nuk gjejnë as treg për prodhimet e tyre bujqësore. Edhe nga mesi i atyre që merrem me këto veprimtari, fitojnë manipulantët, matrapazët, ata që kanë shumë tokë. Ata vjelin grante, marrin kredi dhe përfitojnë mbi kurrizin e atyre,  të cilëve iu japin ndonjë ditë apo muaj punë.

Ai ka anashkaluar informatën e zëvendës-ministres së  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, e cila kohë  më parë kishte  deklaruar për mediet se, “Sipas të dhënave tona të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale totali i të punësuarve është 6,556 persona, prej tyre 1,921 janë femra, të tjerët janë meshkuj të të gjitha nacionaliteteve, por shumica prej tyre janë shqiptarë”, ka thënë ajo”.

Për ta zbuluar  numrin e saktë të të papunëve në Kosovë, ministria duhet ta japë shifrën zyrtare të të zënëve me punë, që marrin paga nga Buxheti i Kosovës, sikur janë shëndetësia, arsimi, institucionet, Policia, FSK-ja etj. Sektori privat në Kosovë është informal, sezonal dhe nuk garanton paga të qëndrueshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …