Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Matthew Palmer: Amerika nxit Kosovën e Serbinë të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin Prishtinën dhe Beogradin të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, ka thënë Matthew Palmer, zëvendës-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë. “Çështja e kufijve mund të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për Amerikën është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, ka saktësuar  Palmer, gjatë një takimi me gazetarë në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …