Brickos

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kosova është në dialog me Serbinë si pasojë e status-quos, derisa çështjen e taksës më shumë e sheh si problem të vetë Serbisë. Ne nuk shkojmë në dialog për të dëmtuar Kosovën. Në raport me politikën e jashtme duhet të jemi të kujdesshëm dhe secila parti politike duhet t’i marrë përgjegjësitë për zhvillimet historike, pasi që partneriteti me SHBA dhe BE duhet të ruhet. Opozita mund ta dëmtojë qeverinë, por nuk pajtohet me qëndrimet që i kanë në raport me shtetin. Duke folur rreth vendosjes së taksës në nëntor të vitit të kaluar ndaj mallrave serbe, Kuçi thotë taksa nuk ka qenë problem i vetëm në raport me Serbinë. “Kemi arritur që taksa të shihet problem kryesor i Serbisë. Kryeministri duhet të thotë se nëse ka kërkesë reale nga SHBA, të jetë i gatshëm ta negociojë në Bruksel çështjen e taksës”, ka deklaruar Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …