Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se KFOR ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë

Mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në ambientet e kazermës “Adem Jashari”

Sot po shënohet 13 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ditë të madhe për shqiptarët e Kosovës është mbajtur manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në fillim të manifestimit, ishte kryetarja në detyrë, Vjosa Osmani e cila iu drejtua të pranishmëve me një fjalim për përvjetorin e pavarësisë. Ajo përcolli mesazhe falënderuese për të gjithë ata që kontribuuan në pavarësinë e shtetit tonë. “Flamujt e kaltër të cilët sot kanë stolisur sheshet na bëjnë krenarë për shtetin tonë”. “Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve, nga rezistenca e po thyeshme për qëndresë”. “U jemi përjetësisht mirënjohës NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Europasn sepse pa ndihmën e tyre pavarësia as që do të mund të paramendohej”, tha Osmani ndër tjerash.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …