KEK
Fillimi / Institucionet / Mbahet mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

Mbahet mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri n ë Bashkësi(KKSB), në komunën e Rahovecit, situata vlerësohet e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi njëherit edhe kryesues i KKSB-së, i ka informuar anëtarët tjerë se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë stabile dhe e qëndrueshme, kjo vjen si rezultat i të dhënave ditore që marrim nga përgjegjësit e sigurisë, përkatësisht stacioni i policisë në Rahovec. Situatën e mirë të sigurisë, duhet të vazhdojmë të mbajmë edhe në ditët në vazhdim. Për pikën tre të mbledhjes që kishte të bënte me: Informatë rreth menaxhimit të situatës së të krijuar nga COVID-19 nga komuna e Rahovecit, kryetari Latifi para anëtarëve të tjerë të KKSB-së e ka prezantuar masat dhe veprimet nga komuna e Rahovecit per parandalimin e virusit Korona- Shtabit te Posacem Emergjent ne Komunen e Rahovecit. “Numri i rasteve me COVID-19 është 35, 28 raste në Rahovec, 5 raste në fshatin Opterushë, 1 rast në Retij 1 rast në fshatin Kramovik ( me vendbanim në Prishtinë). Të shëruar janë gjithsejtë 14 raste, 19 raste janë aktiv kurse 2 raste vdekje të konfirmuara.  I falënderoj të gjithë donatorët e që sipas tij nuk kanë qenë të pakët dhe se ato donacione, me pako ushqimore dhe gjera tjera të nevojshme, janë shpërndarë për familjet në nevojë në gjithë territorin e komunës dhe se nuk ka mbetur asnjë familje me nevojë pa marrë pako” , ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Fazli Morina, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për periudhën Mars-Prill dhe pjesën e parë të muajit Maj, në raportin e tij ai ka thënë se situata e sigurisë në komunën e Rahovecit mund të them se është e qetë dhe stabile. Në vazhdim komandanti Morina ka thënë se janë regjistruar 76 vepra penale, 10 prishje të rendit publik, 1 lëndim i rënd trupor , 3 lëndime të lehta trupore, 3 vjedhje dhe 6 raste vjedhje e rënd, 22 asistime  dhe 5 aksidente trafiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të komunës së Rahovecit

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të ...