Mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale 03/L-040 dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale Haki Shehja  është mbajt mbledhje e jashtëzakonshme me të vetmen  pikë të rendi të ditës:

– Zbatimi i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Deçanit.

Të pranishëm në ketë seancë të jashtëzakonshme ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, ekzekutiv komunal, asmblesit të të gjitha subjekteve politike, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, Shoqëri Civile, media dhe qytetarë. Kryesuesi Haki Shahaj, tregoi lidhur më qëllimin e kësaj seance, për të ja kaluar fjalën  kryetari të komunës Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se tash e 20 vite po përballemi me këtë problem, në këtë seancë të thirrur për po e shfaqim edhe pakënaqësinë tonë për këtë problem ku gjeneza e tij nisë që nga viti 1992 e po na shoqëron edhe sot duke na penguar në zhvillimin e komunës së Deçani. Ky vendim bjenë ndesh më zhvillimin e komunës së Deçanit, sektorin e turizmit, ky vendim e pamundëson jetën në komunën e Deçanit duke na vra shpresën për të jetuar këtu. Ne kemi filluar më ndërtu rrugën për në bjeshkë, me ndertu lummin, me i elektrifiku bjeshkët që të ju krijojmë kushte më të mira qytetarëve, por si dukët kjo po e  pengon Manastirin. Kryetari Ramosaj ftoi të gjithë përfaqësuesit e subjeketev politike në  Asamblenë Komunale që bashkë të dalin me rekomandime të përbashkëta, duke shtuar se jemi të gatshëm të bëjmë zgjidhje e jo të vrasim shpresën e qytetarit. Në këtë seancë të jashtëzakonshme rekomandimet e tyre i kanë dhën edhe shefat e grupeve parlamentare të AAK, LDK, PDK dhe, PSD-së. Kryetari Ramosaj propozoi që të formohet një komision-trupë që do të hartoi një dokument më shqetësimet tona që në bazë të këtij dokumenti ti drejtohemi Institucioneve Relevante të Republikës së Kosovës! Komisioni është ndërtuar prej 7 anëtareve 5 nga Asamblea Komunale dhe 2 nga ekzekutivi:

1.Bashkim Ramosaj – Kryetar i Komunës

2.Leonora Ukëhajdaraj- Ekzekutiv Komunal

3.Florim Mataj –AAK

4.Mehmet Osaj-AAK

5.Fatmir Kurmehaj –LDK

6.Mon Selmonaj –PDK

7.Ilir Ferizaj –PSD

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …