kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Lajmet / MBPZHR: Demant për shkrimin e Gazetës Koha Ditore “Qeveria paguan mijëra euro qira për zyrat që nuk i shfrytëzon”
MBPZHR: Demant për shkrimin e Gazetës Koha Ditore “Qeveria paguan mijëra euro qira për zyrat që nuk i shfrytëzon”

MBPZHR: Demant për shkrimin e Gazetës Koha Ditore “Qeveria paguan mijëra euro qira për zyrat që nuk i shfrytëzon”

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), demanton shkrimin e gazetës “Koha Ditore”, me titullin  “Qeveria paguan mijëra euro qira për zyrat që nuk i shfrytëzon”, të botuar sot, datë 15 nëntor 2019, në të cilin shkrim ka pasaktësi dhe informim jo të drejtë për publikun.

Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit, MBPZhR-ja sqaron se stafi i ministrisë ka disa javë që është vendosur në objektin e marrë me qira, e jo siç thuhet në shkrimin e kësaj gazete se hapësirat nuk po shfrytëzohen. Duhet theksuar se në momentin e nënshkrimit të kontratës, në muajin shtator ka filluar procesi i ndarjes së hapësirave dhe rregullimi i zyreve, pasi që objekti i marrë me qira ka disponuar me hapësira të hapura, e të cilat është dashur të sistemohen për t’u bërë të gatshme për zyre për departamentet dhe divizionet e ministrisë. Pas përfundimit të këtij procesi, ka filluar edhe zhvendosja dhe akomodimi i stafit të MBPZHR-së në hapësirat e objektit të marrë me qira, sipas kontratës së nënshkruar. E pavarësisht se gazetarit të Kohës Ditore, i është ofruar qasje në kontratën e qirasë dhe gjithë dokumentacionin përcjellëses të këtij procesi, ato nuk janë transmetuar në mënyrë të drejtë, pasi që nuk qëndron fakti se ministria paguan qira për zyra, të cilat nuk i shfrytëzon. Krahas kësaj, gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, ka bërë kërkesë për qasje vetëm në kontratën e qirasë së MBPZHR-së, por jo edhe në atë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), për të cilën ai në shkrim ka thënë se nuk i është ofruar qasje. Kërkesën për këtë të fundit e ka dërguar, pasi ka dalë nga takimi me zyrtarët e ministrisë, pra më datë 14 nëntor 2019, e ku sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, pas pranimit të kërkesës, institucioni ka afat prej shtatë ditësh për të kthyer përgjigjen lidhur me lejimin e qasjes në dokumentacionin e kërkuar.

Ndër tjerash, duhet sqaruar opinionin publik se çmimi bruto për qira është 18 euro për metër katrorë, prej të cilave 18 për qind është TVSH, 10 për qind tatimi në fitim dhe 9 për qind tatimi në qira, që i bie që qiraja neto është 11 euro. Pra, qiraja neto për pronarin për 1560 metra është 17961 euro në muaj. Po ashtu edhe data e fillimit të zbatimit të kontratës nuk është data 1 shtator, siç e ka potencuar në shkrimin e  tij gazetari. E gjithë kjo specifikohet edhe në kontratën e qirasë, në nenin 3, pika 3 ku thuhet se “Obligimet mujore të përcaktuara nga paragrafi 1 i këtij neni (nen në të cilin përcaktohet shuma bruto e qirasë mujore), në emër të tatimit në qira dhe pronë (9%) i bartë qiradhënësi sipas legjislacionit në fuqi”.

 Pasaktësi sa i përket çmimit të qirasë mujore të ministrisë, gazetari Krasniqi, kishte bërë edhe në shkrimin me titull “1.26 milionë euro qiraja vjetore, dy ministritë zhvendosen me urgjencë”, të botuar më datë 06 nëntor 2019 në gazetën “Koha Ditore”,  në të cilin thuhej se “Qiraja mujore për Ministrinë e Bujqësisë është 64 mijë euro”, e që në fakt kjo nuk është e vërtetë.

Shpresojmë se pasaktësitë e lëshuara në shkrim të përmirësohen, duke pasur parasysh faktin se  si institucion çdoherë gazetarit të Kohës Ditore i është ofruar qasje në dokument publik, për të cilat paraprakisht edhe ka dërguar kërkesë në MBPZHR.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë gjithë kohës mbetet e përkushtuar vazhdimisht për rritjen e transparencës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit lidhur me gjitha proceset që zhvillohen brenda këtij institucioni.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ vlerëson se çështja e personave të zhdukur nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut

KMDLNJ: Çështja e personave të zhdukur nuk është trajtuar si duhet por është eksperimentuar me mbetje mortore

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate ...