MBPZHR-ja vazhdon me investime në zhvillimin e bujqësisë

Gjatë këtij viti Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë me politikat mbështetëse për fermerët në gjithë vendin, duke ndikuar kështu në avancimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë prezantimit të programit para fermerëve, shoqatave të fermerëve dhe palëve tjera të interesit në regjionin e Prishtinës. Me këtë rast, ajo i ka njoftuar ata se tashmë janë hapur thirrjet për aplikim për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Programin për Pagesa Direkte, në të cilat mund të aplikojnë të gjithë fermerët e Kosovës. Ajo i ka njoftuar ata se për PBZHR ministria ka ndarë një buxhet prej 20.5 milionë euro, ndërkaq për programin e subvencioneve 25 milionë euro. Me këtë rast, ministrja iu ka bërë thirrje që të aplikojnë në këto programe mbështetëse, përmes të cilave ajo theksoi se synojnë rritjen e prodhimtarisë bujqësore, modernizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe hapjen  vendeve të reja të punës. Ndryshe,  në prezantimin e  këtij programi prezent ishin edhe zëvendësministrat e MBPZHR-së, si dhe zyrtarë të Departamentit të Zhvillimit Rural, të cilit në detaje i kanë njoftuar fermerët për masat mbështetëse të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …