Mbrojtja e Hashim Thaçit kritikon Prokurorinë e Gjykatës Speciale, për largimin e dëshmitarëve kryesorë nga lista

Në përpjekje për ta përshpejtuar procesin gjyqësor, Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagës ka larguar 11 dëshmitarë nga lista e plotë në gjykimin e krerëve të UÇK-së. Ndërsa mbrojtja e Hashim Thaçit ka shprehur kundërshtime për largimin e dy dëshmitarëve, të cilët sipas avokatëve të tij janë me rëndësi të madhe për një gjykim të drejtë. Ata ishin planifikuar të dëshmonin për një rast ku pretendohej të ishte i përfshirë drejtpërdrejt Thaçi. Mbrojtja ka kërkuar që gjyqtarët të urdhërojnë Prokurorinë që këta dëshmitarë të paraqiten, duke theksuar se mosdëgjimi i tyre mund të fshehë të vërtetën. Sipas parashtresës së avokatëve të Thaçit, klienti i tyre akuzohet në shumë pak raste për përfshirje të drejtpërdrejt. E ndër rastet e vetme kur ai akuzohet për përfshirje të drejtpërdrejt, Prokuroria e Hagës nuk po lejon dëshmitarët të dëshmojnë në gjykatore

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …