leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Raporti tregtar real, eksportet dhe importet në shifra

Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës nga vitit 2005 kemi trend të rritjes lineare të eksporteve, por edhe të importeve e përgjatë viteve kemi një deficit të lartë tregtar.

Le të bëjm një krahasim me tabela:

Në vitin 2018 eksportet ishin 367 milion ndërsa importet 3.34 miliard me një deficit tregtar prej  2.97 miliard euro.

Në vitin 2019 pati rritje lineare të eksporteve në 383 milion ndërsa, importet ishin 3.49 miliard me një deficit tregtar  3.11 miliard euro.

Në vitin 2020 eksportet u rritën në 474 milion ndërsa importet ishin 3.29 miliard me një deficit tregtar  2.82 miliard.

Në vitin 2021, eksportet e Kosovës u rritën në 575 milionë euro, duke shënuar një përmirësim të konsiderueshëm nga 474 milionë euro në vitin 2020. Megjithatë, importet gjithashtu u rritën ndjeshëm në 3,93 miliardë euro, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 3,92 miliardë euro – më i larti ndonjëherë.

 

 

Deri në vitin 2022, eksportet u rritën edhe më shumë në 920 milionë euro, por fatura e importit u rrit në 5.63 miliardë euro, duke çuar në një deficit tregtar rekord prej 4.71 miliardë euro.

Viti 2023 rezultoi edhe më negativ për Kosovën në statistikat e tregtisë së jashtme pasi eksportet shënuan rënie krahasuar me vitin parapra. Nga ana tjetër, importet vazhduan të rriten, duke arritur në 5.91 miliardë euro

Pra, për t’i treguar raportin tregtar qeverisë siç po e proklamon dallimi ndërmjet periudhës 2018-2020 dhe 2021-2023 është se në periudhën e parë deficiti trgetar është 8.81 miliard, ndërsa në periudhë e dytë 13.70 miliard, pra me një rritje mbi 60% të deficiti tregtar (raporti import- eksport).

Shifrat duhet lexuar me saktësi dhe të tregojnë progresin e saktë tregtar për “qeverinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm

Liria e një kombi ndërtohet mbi sakrificat e bijve dhe bijave më të guximshëm. Këto …