Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj ka ftuar BASHKËLUFTËTARËT, STUDENTËT DHE BASHKËQYTETARËT nga Ferizaj që të bëheni bashkë, të zëshëm dhe të vendosur me 1 Tetor në Prishtinë në Marshin protestues ““JO NË EMRIN TIM!”
Më 1 tetor, në ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbahet protesta “JO NË EMRIN TIM!”, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë.
Nga Palestra “Bill Clinton”, ne Ferizaj nisja bëhet në ora 14:00, në mënyrë te organizuar me autobusë.
Të bëhemi bashkë, të zëshëm dhe të vendosur.
Më 1 tetor, Prishtina na pret!
Për drejtësi. Për dinjitet. Për Çlirimtarët!
TË GJITHË BASHKË – !