Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Me 107 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi raportin me gjetjet e shkeljeve të Ilir Metës nga Komisioni Hetimor

Me 107 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qenë abstenim ndërsa një është shpallur e pavlefshme. “Projektvendim për miratimin e raportit përfundimtar për hetimin e shkeljeve të rënda nga presidenti i republikës.  Pro kanë votuar 104 deputetë, 7 kanë votuar kundër, 2 kanë abstenuar, 1 e pavlefshme. Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor. Seanca përmbyll sot një muaji hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …