Avni Rrustemi (1895- 1924)

Më 22 prill të vitit 1924 u vra pabesisht, deputeti i Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, Avni Rrustemi

Më  22 prill të vitit 1924 u vra pabesisht, deputeti i Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë,  Avni Rrustemi. Ai  ishte mësues, publicist, dhe deputet shqiptar. U lind në Tiranë më 22 shtator të vitit 1895. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esat Pashë Toptanit në Paris. Pas gjashtë muaj i mbajtur në burg,  në Gjyqin publik kundër tij, Avni Rrustemi u lirua i pafajshëm. Më pas ka ndjekur Institutin pedagogjik në Romë. Ka qenë themelues dhe drejtues i shoqërisë “Bashkimi” dhe anëtar i opozitës demokratike i zgjedhur deputet i Kosovës nga Qarku i Kukësit në dhjetorin e viti 1923. Më 25- prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 grupe të tjera. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Spiro Tromara sekretar, Luigj Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Bedri Pejani inspektor. Më 2o prill  të vitit 1924, në Tiranë, në kohën kur ishte ndalur për ta përshëndetur Hoxhë Kadri Prishtinën, u godit  me një plumb nga Jusuf Reçi, agjent sekret i Ahmet Zogut. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Avni Rustemi vdiq më 22 prill të vitit 1924.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …