Brickos

Veteranët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë shkarkimin e Artan Grubit për shkak të fyerjeve drejtuar bashkëkombësve

Veteranët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë shkarkimin e Artan Grubit për shkak të fyerjeve drejtuar bashkëkombësve

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, fton delegatët e Kuvendit dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, që sa më shpejtë të kërkojnë shkarkimin dhe largimin e Artan Grubit nga radhët e kësaj partie politike. Personi i cili publikisht kërkon vdekjen e 80.000 shqiptarëve nuk besoj që e ka vendin në mesin e një partie e cila pretendon se ka dal nga lufta e UÇK-së. Tani e kemi plotësisht të qartë pse qenkan vrarë dhe burgosur shqiptarët pas vitit 2001! Sipas këtij shembulli të keq. Kjo dorë e zgjatur e armikut, që herët paska qenë e instaluar në strukturat e kësaj partie. Heshtja e juaj ju bënë të jeni bashkëmendimtar dhe pjesë e politikave të errëta me prapavija antikombëtare. Elektorati i kësaj partie e ka çmuar lartë uniformën e lavdishme të luftës së UÇK-së, duke pritur nga ju realizimin e aspiratave kombëtare dhe jo rikthimin e bashkim vëllazërimit titist, të cilët në vazhdimësi refuzojnë njohjen e shqiptarëve element shtetformues dhe bartës të sovranitetit të këtij shteti.

Me respekt,

SH V L – U Ç K

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …