Më 27 gusht 2021 në Açarevë të Drenicës nderohet heroi i kombit, Ismet Rrahmani

Më 27 gusht 2021 në Açarevë të Drenicës nderohet heroi i kombit, Ismet Rrahmani

Ditën e premte me datë 27 gusht 2021, në orën 10:00 bëhen homazhe për heroin e kombit shqiptar Ismet Rrahmani në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Açarevë të Skënderajt. Në homazhe për heroin e kombit Ismet Rrahmani do të vënë kurora lulësh kryetari i komunës Bekim Jashari së bashku me nënën e heroit Cymë, që e lindi, e rriti, e formoi dhe ia fali atdheut djalin vigan, mësuesin Ismet Rrahmani. Homazhe pranë varrit të heroit do bëjnë bashkëpunëtorë të kryetarit Jashari, bashkëluftetarë të Ismetit, përfshirë delegacione të ndryshme, mësuese, profesorë, qytetarë të shumtë nga hapërat shqiptare dhe më gjërë.

Familja Rrahmani, me në krye nënë Cymë e falënderon në mënyrë të veçantë kryetarin e komunës së Skënderajt zotërin Bekim Jasharin për kujdesin e përhershëm që po e bënë për dëshmorët, martirët, familjet e tyre, të cilat e shkruan më shkronja të arta lirinë për ta vulosur me sakrificën e tyre madheshtore pavarësinë. Përveç homazheve tek varrezat, do të bëhen vizita të Kulla e lavdisë kombëtare, ku Ismeti, tashmë i shndërruar në përjetësi ra për t’u ngritë në ndriçues i lirisë së Kosovës. Në shënimin e datës së njëzet e shtatë gushtit, ditës se rënies së heroit të kombit Ismet Rrahmani, do bëhen vizita nga delegacione të ndryshme të institucionëve shtetërore, qytetarë, me një fjalë do shënohet dita e dëshmorit të kombit Ismet Rrahmani, ku do të kenë rast çdo qytatarë të bëjë nderime pranë trupit ku pushon i qetë.

Pas shumë aktiviteteve në orën 12:00 do të vendosën kurora lulë në vendin ku ra për t’u përjetsuar në pavdekësi Ismeti, përballë kullës, buzë lumit Klina, të vendi i quajtur “Zabeli i Mustafës” në datën e rënies njëzet e shtatë gusht, të vitit 1998. Fjalë rasti do mban kryetari Jashari, bashkëpunëtorë të tij dhe bashkëluftetarë të Ismetit. Heroi i kombit është dekuruar nga dy presidentët e Republikës së Kosovës me urdhërin Heroi i Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e heroit të kombit tonë, Ismet Rrahmani dhe gjithë të rënëve për lirinë që e gëzojmë sot.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …