Masakra e Belegut

Më 29 mars të vitit 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit

Më 29 mars të vitit 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe  masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit. Ishte edhe kjo një hakmarrje mizore e forcave ushtarake e policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, për shkak të bombardimeve të NATO-s. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët. Në javën e fundit të marsit të vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 1200 shqiptarë nga radhët e popullatës civile. Masakrat mbi popullatën civile dhe dëbimi i tyre masiv nga Kosova vazhduan deri më 10 qershor të po atij viti, kur Serbia e Millosheviqit nënshkroi  kapitullimin në Marrëveshjen e Kumanovës dhe u detyra të tërhiqte nga Kosova forcat policore ushtarake dhe tërë administratën shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …