Më 3 prill fillon gjyqi kundër krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Më 3 prill, në Gjykatën Speciale pritet të fillojë  gjyqi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi  dhe  Rexhep Selimi. Me këtë rast, avokati i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka deklaruar se Thaçi  ka sakrifikuar shumë  gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë. Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij, tha avokati Gregori për agjencinë, Reuters. Krerët e UÇK-së që nga nëntori i vitit 2020 po mbahen në paraburgim pasi po përballen me 10 akuza për krime lufte. Që nga ngritja e aktakuzës, katër të akuzuarve iu kanë refuzuar kërkesat  për mbrojtje në liri. Të dielën në Prishtinë do të mbahet një marshim masiv në përkrahje të krerëve të UÇK-së. Ditën e hënë,  më 3  prill, mijëra protestues nga mërgata shqiptare do të shprehin kundërshtimin e tyre para selisë së Gjykatës Speciale,  në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …