Më 9 shtator të vitit 1944 kur kishte kapitulluar Bullgaria fashiste, Kosova në Lindje u shpall zonë e lirë.

Më 9 shtator të vitit 1944 kur kishte kapitulluar Bullgaria fashiste, Kosova në Lindje u shpall zonë e lirë.

80 vjet më parë  më 9 shtator të vitit 1944 kur kishte kapitulluar Bullgaria fashiste, Kosova në Lindje u shpall zonë e lirë. Aso kohe nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroi, me direktivën e Qeverisë së Tiranës ftoi në mbledhje në Gjilan parinë e këtyre viseve që deri atëherë ishin në okupimin bullgar dhe disa kryetarë e sekretarë të komunave tjera të këtij rajoni. Në atë mbledhje ishin të pranishëm: Liman Staneci e Ali Staneci, të dy nga Staneci i Karadakut, Adem Stançiqi nga Stançiqi, prof. Ibrahim Kelemndi nga Presheva, Sylë Hotla nga Hotla e Kumanovës, Fazli Seferi nga Seferi i Karadakut, Hajriz Kajolli nga Gjelekreshta, Xhemë Rexhepi nga Mogilla e Vitisë, Hasan Kabashi nga Begunca, Ramiz Cërnica, kryetar komune në Partesh, Ramiz Begunca nga Begunca, Mustrafë Uka nga Lubishta e të tjerë. Në atë mbledhje u vendos që Muharrem Fejza dhe Ismail Hoxha ta organizojnë pushtetin dhe administratën shqipe në komunë, ndërsa mç rrethin e Kaçanikut, Liman Staneci, Ali Staneci dhe Ibrahim Kelmendi ta organizojnë pushtetin dhe administratën shqipe në Preshevë”. Deri në vitin 1955 zona e Preshevës, Bujanocit dhe e Medvegjës ishte në përbërje të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …