Me ftesë të INDEP, zëvendësministrja Magbule Shkodra merr pjesë në konferencën “Gratë në vendimmarrje në institucionet publike të Kosovës“

Me ftesë të INDEP, zëvendësministrja Magbule Shkodra merr pjesë në konferencën “ Gratë në vendimmarrje në institucionet publike të Kosovës “. Roli i gruas në shoqëri duhet të jetë thelbësor e sidomos në vendimmarrje dhe në politikë. Kosova ka nevojë për një përfaqësim më të madh të grave në institucione publike sepse janë pikërisht gratë, ato të cilat përmes aktiviteteve dhe kreativitetit të tyre, bëhen promovuese të paqes kudo në botë. Duke marre parasysh barrierat me të cilat përballen sot gratë në Kosovë, në rrugën drejt avancimit të tyre në politike dhe vendimit për të qenë në pozitë vendimmarrëse, me të vërtet është sfiduese që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta. Andaj, me bindje të plotë mund të themi se, gratë janë çelësi i shumë sukseseve falë vullnetit dhe guximit të tyre vendimmarrës!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …