Time Kadrijaj

Me kërkesë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje për Sabajdin Cenën e Cenë Aliçkajn

Me kërkesë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë mbajtur një minutë heshtje për profesorin e veteranin e UÇK-së,  Sabajdin Cena dhe për ish-komandantin Cenë Aliçkaj, të cilët kanë ndërruar jetë ditëve të fundit. Kjo kërkesë e deputetes, Time Kadrijaj vjen në mesin e kritikave drejtuar qeverisë dhe presidencës, pasi këto institucione nuk kanë shprehur ngushëllime për të ndjerët: Sabahajdin Cena dhe Cen Aliçkaj, luftëtarë, eprorë të UÇK-së dhe personalitete të jashtëzakonshme të luftës e të paqes në Kosovës. “Këto ditë kemi pasur një numër të madh të veteranëve të luftës që kanë vdekur, kemi pasur të vdekur edhe eprorë të lartë të UÇK-së. Ne nuk kemi pasur asnjë reagim nga kryeministri, as nga presidentja, nuk kemi pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë  Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …