vaksinimi

Me moton “Shqipëria buzëqesh” sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë nis vaksinimi kundër virusit korona

Shqipëria sot hap një faqe të re në kapitullin e luftës me pandeminë COVID-19. Në Tiranë sot do të nis vaksinimi anti-COVID. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme dhe pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve. Ditë më parë, ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që konfirmoi se ishin siguruar 500 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer. Dhe ishte po shefi i ekzekutivit shqiptar që njoftoi pasditen e së dielës për nisjen e vaksinimit. Më herët ishte dhënë afat për nisjen e vaksinimit java e tretë e janarit, me mbërritjen e dozave të para të vaksinës, por, duket dozat kanë mbërritur më shpejtë dhe vaksinimi nis sot “Shqipëria buzëqesh” hapet kështu sot në qendrën e parë të vaksinimit në stadiumin “Air Albania” ku tashmë janë gati 60 postacione. “Shqipëria buzëqesh” është fushata shtetërore e humane e vaksinimit falas anti-COVID.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …