Me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Me rastin e ditës së Sulltan Nevruzit, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u takua me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Presidenti Begaj përfitoi nga rasti të shprehte një urim për të gjithë besimtarët bektashianë në përfundim të vizitës së tij. “Erdha sot të uroj besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, ditën e lindjes së Imam Aliut, ditën e fisnikërisë bektashiane! Kënaqësi të takoja Kryegjyshin Botëror, në këtë ditë të rëndësishme!”, tha Presidenti Begaj. “Uroj të gjithë besimtarët bektashinj, shëndet, mbarësi, lumturi e paqe në familjet e tyre dhe kudo! Kjo ditë e veçantë përkon me stinën e pranverës, me ngjyrat, optimizmin dhe gjallërinë që ajo ka! Kështu që uroj të gjithë shqiptarët, të kenë pranverë në jetët e tyre, të kenë shëndet dhe lumturi!”, tha Begaj. Presidenti Begaj së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vizituan edhe statujën e Imam Aliut të përuruar me rastin e shënimit të kësaj dite. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …