Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Botë me hile

Po ofron muaji nga sulmi më i vrazhdë që Rusia e Carit Putin- diktatorit të kohëve moderne, po sulmon popullin dhe shtetin sovran të Ukrainës. Sigurisht që kjo botë me hile, rrinte duke bërë sehir deri me tani, ngase kishte bindjen së ai (Putin), nuk do të shkonte deri në atë pikë!

Tani kur diktatori Putin, Ukrainës i vuri zjarr, duke pre e gri gra e fëmijë, duke e kthyer Ukrainën në tokë të djegur, po prapë kjo botë e madhe me hile, po heziton të marr hapa konkret, po heziton, po heziton dhe pikë.

Nuk zmbrapsën diktatorët me të shara për mes face-buke e mediave tjera të përditshme- jo. Pa dyshim, janë marrë edhe masa tjera shtrëngimi, që rrethojnë hapësirën e Carit Rus Putin, por jo deri në atë shkallë që të fuqishmit e kanë fuqinë e vendim marrjes dhe veprimit konkret.

Diktatorëve të mëdhenj dhe atyre të vegjël, që mundohen të imitojnë të parët, duhet t’ju tregohet vendi një herë e mirë, të pritën që në zanafillë rrënjët e tyre, ndryshe ata do djegin me flakë botën e madhe, dhe atë vetëm pse ua do qejfi për të treguar paprekshmërinë e tyre!

Sa më shpejt, pa humbur kohë:

Do duhej që të fuqishmit e këtij globi, që i prijnë rendit demokratik të shpallin arrest ndërkombëtar për diktatorin Putin!

Të arrestohet për ta vënë sa më parë atë para drejtësisë ndërkombëtare, për gjenocidin që po ushtron mbi popullin e Ukrainës, dhe nëse kjo nuk mund të realizohet!

Të urdhërohet ekzekutimi i tij, duke shpallur shumë të konsiderueshme mjetesh për kokën e tij kriminele, pas së cilës bota do gjejë paqe e prosperitet!

Të veprohet menjëherë, kundër diktatorit të vogël të Serbisë e cila në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtarë, është armatosur deri në dhëmbë, me armët më të sofistikuara nga Rusia, madje nën hundët e BE-së, duke ngritur edhe baza të sofistikuara ushtarake në afërsi të Kosovës prej 5 Km, dikur zonë e ndaluar- neutrale.

Si ka mundësi që kjo nuk u pengua nga BE e cila vetëm po bënte sehir, kur shihte për mes mediave, dhe atë fare hapur tanket dhe armatim modern, që Rusia po ia dhuronte Serbisë. Vallë a po e kuptonte BE, së këto tanke që Cari Putin po ia dhuronte vëllait të vogël Vuqic, nuk ishin për të lëruar por të vrarë njerëzi dhe për ta djegur token!

Mbase faktori ndërkombëtar, dhe BE, po presin deri sa të ndizet edhe ndonjë fron t i ri në Ballkanin perëndimorë, dhe tek pastaj ta dënojë agresorin Serb, por pasi të shkoj gjaku plojë! Neglizhenca dhe mosveprimi është i turpshëm. Edhe sot në kohë lufte, BE, miklon Serbinë! Serbia të miklohet së mos lëndohet- a dëgjon o botë e madhe, jemi prag lufte eeejjj!…

Serbia sot, pa u hamendur fare, po mbanë krahun e Putinit, Bashkësia Evropiane, Qeverisë së Kosovës po i thotë:

Mbuloni me ferexhe tabelat e kerrit, dhe dilni tek ura e Ibrit e bini karadyzenit!…

Në fakt populli, nuk po ha barë, është BE, që për gjithë këto vite, Mitrovicën po mbajnë të ndarë!

CH-18-03-2022

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …