Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: FAMILJES JASHARI

(Me rastin e 22 vjetorit të përjetësimit të tyre!)

 

–  “Për dashuri falim jetën, për atdhe falim edhe dashurinë!” – ka thënë një njeri i mirë dikur…

Nuk do të besoni sa ka “evoluar” kjo urtësi brilante, tani për pushtet falim jetën, ndërkaq për përfitime personale, falim edhe atdheun!…

 

 

Bacë … 

 

– Ti, nuk ke humbur asgjë bacë Rifati! 

– Ti, ke fituar më shumë nga të gjithë ne! 

– Ti, ke fituar kurorën e lavdisë kombëtare, humane, njerëzore dhe universale! 

– Ti, ke lënë hapur portat e lavdisë!

 

– Ju, palca e shqiptarisë! 

– Ti, ke të drejt ta shikosh secilin në sy pa u ndruajtur! 

– Ty dhe vetëm ty, të takon balli i oxhakut!

 

–  Çlirimtarët i ka lindur huta nga çarku!

 

–  Kënga nuk pushon për ju! 

– Ty dhe vetëm ty, nuk të dalim dot hakut! 

– Ty dhe vetëm ty, të takon nderi i konakut! 

– Ti dhe vetëm ti, me flamur i pari! 

– Ti dhe vetëm ti, në zemër të atdheut

– Ju dhe vetëm ju, Familja JASHARI!

 

 

… Ju të rinj e pleq me mjekër, urojmë t’na vje naj devre tjetër!..

 

5 mars 2020, Prekaz

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …