Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Humoreska tredimensionale!

1). Para disa dite u ngrit një mur në zemër të Mitrovicës. Zakonisht, muri është sinonim i ndarjes së një pjese nga pjesa tjetër për të mos pasur qasje matanë murit, për të mos pasur mundësi me kalua murin përtej, mos del këndej muri, vetëm nëse kalon mbi mur etj. Kur filluan ta ngritin këtë mur, qeveritarët tanë nuk e vërejtën se ishte i vogël muri! Tani kur muri u rrit, nuk po gjejmë zgjedhje dot- populli për fjalën e burrit thotë:

Nëse i futë fjalët ngushtë, i nxjerr vetëm me kokë, nëse e futë kokën e nxjerr me fjalë!”…

Sido qoftë, ishte një Rezolutë në Parlament, pra fjalë rezolute e jo fjalë burrash, mos u ngutni e mos u shqetësoni, këtë fjalë do ta mësoni se rezolutë; dmth.  mos me u ngutë!

   – Unë kam gjetur zgjedhjen e këtij problemi:

Muri në kushtet klimatike të zonës sonë atdhetaro- mesdhetare, ekspozuar nën temperaturat ekstreme – 32°C dhe +32°C, do të shkapërderdhet copë e grimë, dhe do ta shpërndajmë si suvenier për të gjithë vizitoret e huaj që do të vizitojnë Kosovën në një të ardhme të afërt 100 vjeçare!, mjafton që çdo natë t’i hidhet ca kripë murit, se kripa e shkrinë betonin, pra t’ia hedhim me kripë kësaj hileje!

2). Me rastin e 20 vjetorit të rënies së bijve tanë më të mirë, Heronjve tanë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në Prishtinë u mbajt një manifestim përkujtimi në shenjë respekti për sublimimin e tyre në altarin e atdheut- Lavdi e përjetëshme!

Nuk po besoja, e si të besohet, nuk do të besoni, është e pa besueshme… mua më fascionoi deri në pambarim guximi atdhetar e heroik e Ministrit Skender Hyseni, i cili pa iu tremb syri, tha gjithë ato fjalë patriotike për të rënët- të lumtë Ministër!!!

Po vrisja mendjen: ishte apo nuk ishte ky Skenda, që atë kohë kur këta tre burra ranë (për të përshëndetur ky sot në emrin e tyre!), ky ministër i sotëm, dje së bashku me ideologët e tij partiakë, nuk linin gurë pa rrotulluar, madje kërkonin edhe shërbimet e FBI dhe Interpolin e shërbime tjera, për të zbuluar djemtë e UÇK-ës, që po vrisnin milicinë okupuese serbe!? Xhavit Hoxha (vëllai i Edmondit që ktheu mbrapshtë ngushëllimet farsë të Kabinetit Rugova, ka vdekur), nuk mora vesh nëse ka mbetur gjallë kush nga këto dy familjet tjera!

 3). Me sa u mor vesh, gjatë këtyre dy-tri ditëve Kosova ka mbetur pa kreun e saj politik, Institucional, Atërorë, Ideologjik e Vigjilent si shqiponja, madje edhe kreu i AKI-së, po thonë se është dorëhequr-shkarkuar! Presidenti i vendit, Kryeministri dhe Kryekuvendari, që të tre janë jashtë vendit në Bruksel e Amerikë! Serbia po ushtron në veri, flini të qetë qytetarë e pa frikë se kemi parinë në Amerikë, ohohoooo…

Të lumtë ne, tha dikush, kjo është shkelje e Kushtetutës, dhe me këtë rast këta duhet të shkarkohen! Nuk ma ha mendja, nuk e besoj, apo më mirë me thënë nuk po më kujtohet se ka pasur Kosova pari që nuk e kanë shkelur Kushtetutën ndonjë herë- ia ktheva?!

Pse shqetësoheni mor zotëri, më tha njëri: vendi dhe populli po i mba, si me ta si pa ta, prandaj…

31 janar 2017, Zvicër

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …