Në moshën 79 vjeçare ndërroi jetë drejtori i Radios-Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: Dërdëllitjet dhe arroganca e Mehmet Krajës drejtuar “askujt”

Letra a fundit e Mehmet Krajës, “drejtuar askujt”, megjithatë i drejtohet shumëkujt, që nuk përfill dërdëllitjet dhe hipokrizitë e tij, veçmas të gjithë atyre që nuk mendojnë si ky, “më i mençuri i të mençurve”,  që pretendon të paraqitet krye protagonist i proceseve politike dhe sëkëlldiset  se nuk e përfillë askush dhe se askujt nuk i bëhet vonë për vajtimet e tij. Në përpjekje për t’i baraspeshuar  sadopak sharjet e stërpikjet  herë majtas e herë djathtas, herë me LKJ-në e LDK-në, herë me tradhtarët e patriotët, Mehmet Kraja me titull të akademikut, me shumë vepra  që i ka shkruar, i ka botuar gjithandej  dhe i lexon vetë, me prirje të sëmurë magallomane, për t’ u treguar si kreu i krerëve,  me vobekësi shpirtërore, me trimëri fodulle, me prirje për t’i përbuzur  vlerat kombëtare dhe për të ngritur vlerat “qytetare” të ish bashkim vëllazërimit,  edhe kësaj radhe me letrën e fundit drejtuar askujt, jep për të kuptuar se M. Kraja dhe të tillët si ai, kanë probleme në radhë të parë me vetveten, me mungesën e kredos njerëzore, me mungesë të dinjitetit, identitetit intelektual  dhe respektit, për ata të cilët mendojnë ndryshe, madje edhe “kur hanë m…” sipas gjuhës së tij “të pastër” akademike.

Kujt i shet trimëri dhe kujt i krekoset Mehmet Kraja kurrë nuk e kam kuptuar. Nuk e kuptoj as sot, kënd përfaqëson ky njeri që merr guximin për të sharë e për të fyer madje edhe gjeniun e mendimit filozofik shqiptar,  Rexhep Qosja, pastaj ish të burgosurit e të persekutuari e regjimit serb e jugosllav, luftëtarët e UÇK-së, e kë jo. Nuk më duket se është aq trim ky Kraja sa për të mos i bërë syri vër madje edhe në letrat që nuk ia dërgon “askujt”. Po si “intelektual” dhe i zgjuar që është, e ka kuptuar me kohë atë rrëfimin filozofik të Sokratit, se jo të gjithë njerëzit kanë ngenë  të merren me lehësit  e sharësit.

Por, ka të drejtë Mehmet Kraja të vajtojë, ka të drejtë të mendojë ndryshe, ka të drejtë të çirret në kupë të qiellit, por nuk ka të drejtë të shajë e të poshtërojë vlerat kombëtare, sepse ai nuk ka dhënë as një kokërr kontribut për ato vlera, përkundrazi në kohën kur burgjet ishin përplot me atdhetarë shqiptarë, ai me si vetët ngrihej në karrierë, vilte pushtetin komunist, e lartësonte atë, të cilin e shan sot, vilte LDK-në, të cilën e kishte krijuar e kullotur për shumë vjet, me si vetët. Tani e shan edhe pse vazhdon ta vjelë vetë dhe me të gjithë të vetët, shan të burgosurit politikë dhe të gjithë luftëtarët e lirisë, sepse i kanë dalë në rrugë, i kanë prishur imazhin pacifist Kosovës, të cilin ai me bashkëmendimtarët e kishte ndërtuar me vite të tëra. Në shkrimin drejtuar “askujt” të M. Krajës megjithatë vërehet një ndryshim sa i përket UÇK-së. Kësaj radhe nuk e shan por e ironizon nuk e fyen drejtpërdrejt, por e barazon me LDK-në, duke e definuar si të degjeneruar. Paska degjeneruar LDK-ja e tij, sepse nuk e përfillë më M. Krajën, paska degjeneruar edhe UÇK-ja sepse kështu thotë, M. Kraja.

Të gjithë e dimë tashmë se cili ishte roli historik i rezistencës paqësore të LDK-së dhe si degjeneroi ajo, sikundër që e dimë se cili ishte roli historik i luftës së armatosur të UÇK-së dhe si degjeneroi ajo. E dimë, gjithashtu, se cila është trashëgimia jugosllave e Kosovës autonomiste, e dimë kush ka qenë luajal ndaj atij shteti vrasës. ( Nga të gjitha këto ai e përjashton vetveten, pavarësisht fakteve, pavarësisht se luan rolin e protagonistit). Nëse keni gjë për të thënë, gjeni dosjet dhe hapeni ato; nëse nuk i gjeni dosjet, hapni gazetat dhe lexoni, kush sa mut ka hangër gjatë asaj kohe të errët, aty e keni të gjitha, mjafton t’ua hidhni një sy. Por Kosova nuk bëhet me mistifikime të asaj periudhe dhe as me recidivizma autonomiste, njësoj siç nuk bëhet me glorifikime të lëvizjes ilegale apo me damkosjen e saj. Ja këto janë disa nga “xhevahiret” e Krajës, kjo është gjuha e tij “akademike”, kjo është pasqyra e shpirti të tij të mjerë në brendi, por zevzek dhe arrogant me sharje e fyerje kuturu edhe kësaj  radhe, me dhe pa adresë.

 Kraja vazhdon…

 Tani, sekush del dhe thotë, o burra, ta ndajmë Kosovën, se kështu e zgjidhim çështjen shqiptare, dhe këtë e thotë vetëm pse e gënjen mendja se me këtë ide do ta meritojë një vend në piedestalin e njerëzve të mëdhenj të kombit. Zot i madh, po ne mezi arritëm ta bindim bashkësinë ndërkombëtare, që Kosova të shpallet shtet në kufijtë e Kushtetutës së vitit 1974, dhe tani, as 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, kërkojmë ndryshimin e kufijve, duke nxitur rrezikun për një luftë përmasash botërore. Cili idiot i bashkësisë ndërkombëtare e mbështet këtë somnabulizëm politik? Pse trillojmë zgjidhje politike të pamundshme? Që të mbijetojmë politikisht, të shërojmë komplekset tona, që ta nxjerrim veten mbi të tjerët, me ide që frikësojnë botën…? Sekush mund ta quajë këtë guxim politik, por në të vërtetë është tradhti intelektuale në dëm të Kosovës, për të mos lejuar që Kosova të bëhet. Është verbëri politike, shkurtpamësi, egoizëm politik, serbizëm, ose ndonjë pisllëk tjetër edhe më i madh.

Kështu e derdh mllefin Kraja kundër profesor, doktor, Rexhep Qoses, natyrisht pa ia përmendur emrin, sepse letrën  nuk ia ka dërguar askujt, por mërinë, inatin, urrejtjen sllave, xhelozinë aziatike nuk i fsheh dot, sepse e di mirë se Qosja është tepër i madh për t’ iu përgjigjur një M. Kraje, që hijen e vet e mat me diellin e mëngjesit.  Andaj. ai sillet vërdallë duke goditur mullinjtë e erës, duke ëndërruar kohën e artë të bashkim vëllazërimit, të cilit  i kishte shërbyer me tërë qenien, me tërë sojin e pjellën e tij, duke e gëzuar dhe duke e shfrytëzuar lirinë, që ia solli vendit gjaku i dëshmorëve, duke  jetuar me të gjitha të mirat dhe duke mos u ngopur kurrë së shari e së fyeri të gjithë ata që mendojnë e veprojnë ndryshe. Ky është akademiku, M. Kraja, që për nga gjuha e ndragët, arroganca dhe prepotenca është sivëlla me krye akademikun e tij, Hivzi Islami, i cili i ka me bollëk shprehjet rrugaçe, sharjet e fyerjet, dërdëllitjet e çatalluara dhe marrëzitë, të njëjta me gjuhën e disa barinjve e të pajtonxhijve. Po ja që soji i këtillë ka nevojë t’ i lirojë valvulet e zemërimit e të impotencës pleqnore, bezdisë shpirtërore, senilitetit, makutërisë, shpirtligësisë, dhe të gjitha nopranive tok. Andaj, në vend se ato ligësi e poshtërsi t’ i nxjerrë nga prapanicës, i nxjerrë nga goja…

Këta janë akademikët e Kosovës, të cilët po të monitorohen nga PISA, dalin jashtë programit, si “error”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …