Përjetësi
(Me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik, Rexhep Qosjes)
me fjalët e zemrës t’ia themi
me tingujt e shpirtit ta këndojmë
me ngjyrat e bukura të natyrës
ta pikturojmë
një jetë të tërë në shërbim të kombit
atë
që në paprekshmërinë e atdheut
një jetë të tërë udhëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë
Ti ike
Tempulli i diturisë mijëvjeçare
Tempulli i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
flakën e diturisë bartur në gji
që nga atje larg
Plavë e Guci
Kosovë e Shqipëri
e etura shqiptari
për dituri
për liri
krenarinë e kombit përjetësove
Ti
biri i denjë i nënës shqiptari
ndër yje
Yll
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit e papërsëritshme
Kolos i diturisë
Akademik Qosja
Emblemë shkëlqyese e shqiptarisë
sot ike në heshtje në përjetësi
një Tempull më pak
O nënë Shqipëri
CH-23-04-2026
Mehmet Bislimi
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
