Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Rrethanat imponojnë zgjidhje të domosdoshme!

Dinamika e jetës, vetiu, imponon një zgjedhje adekuate dhe të përshpejtuar në rrethanat aktuale që jemi. Padiskutueshëm edhe në raport me kohën që ka ngërthyer botën tonë të madhe. Edhe ne si Kosovë e si shqiptari gjithandej, si pjesë e këtij globi tokësor, ku njeriu sëmuret dhe shërohet, lind dhe vdes, ikën dhe vjen, ligje këto që ne, as i kemi bërë, as mund ti zhbëjmë, prandaj nuk bëjmë ndonjë përjashtim nga shoqëria e gjithmbarshme!

Natyrisht se Kosova nuk mund të ishte aq imune, për të mbetur e pa përfshirë – jashtë këtyre proceseve, për të bërë sehir nga distanca në rolin e shikuesit apo çudibërësit! Jo, edhe ne jemi njerëz parasë gjithash, dhe pjesë e kësaj bote, prandaj edhe kemi obligim të respektojmë vendimet e marra në nivel global, që na ngarkojnë me një shkallë më të lartë përgjegjësie. Ne detyrimisht, duhet të tregohemi solidarë në rast goditjesh që na i seron natyre si: tërmeti, zjarri, vërshimi, epidemitë, kriza tjera emergjente – humanitare etj.

Rrethanat, imponojnë një zgjedhje imediate dhe të domosdoshme!

Ne dhe bota jonë, nuk është se nuk kemi përjetuar situata të ngjashme krizash e tragjedish, dhe atë në përmasa të mëdha në viktima, madje të shkaktuara edhe nga faktori njeri!, siç ishin luftërat e njëpasnjëshme deri tek këto të fundit në ish Jugosllavi. Më pastaj sulmet me bombë atomike, në kohë të ndryshme, Qernobili, Cunamët, Tornadot etj. ku kishte jo më pak viktima  në numra se tani. Dikush do thotë se tani ka më shumë humbje në njerëz, po ata që ikjen nga kjo jete si pasoj e ndodhive që i lartë shënuam; a ishin njerëz edhe ata!?, dhe kush u përgjigj për ato jetë të humbura- vrara deri me sot!?

As ne si popull, nuk bëjmë përjashtim nga banuesit të këtij globi, kemi jetuar, dhe duhet të mësojmë të jetojmë edhe me këto dukuri të kohëve të shëmtuara që quhen: kohë virusesh, epidemish, pandemish etj… kohë vdekjeprurës, siç është COVID-19, natyrisht duke e luftuar atë me të gjitha mjetet moderne, që posedon sot mjekësia botërore.

Është diçka tjetër procesi evolutive, që botës ia merr për çdo vit miliona njerëz. Sidoqoftë, njerëzimi, nëpër kohë ka përjetuar ethet të Malaries Aphelion, Zgjebën, Tifusin e morrit, TBC-në, Hepatitin, Linë e ujit, Fruthin, Ebolan, Virusin HIV, SARS, Gripi i Pulave, atë të Derrit, çmendurinë e Lopëve, Bruceloza e dhjetëra virus të tjerë ngjitës që godasin njerëzimi çmendurisht e pa pushim.

Tani, a është zgjedhje izolimi, karantinimi, mbyllja totale e njerëzve, qytet dhe shtetrrethimi, mbyllja e kufijve ndërshtetërorë, mbyllja e fabrikave, pushim i prodhimit, anulimi i qindra e mjera fluturimeve brenda ditës, anulimi i turizmit, mbyllja e shkollave, mos funksionimi i prodhimit të agrikulturës, ndalim qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, mbyllja e gastronomisë, organizimeve sportive, kulturore etj. Ku do të përfundoj bota me këto masa drastike, ku do përfundoj ekonomia globale dhe cila faturë e ka koston më të lartë!?

Kjo është tema që në nivel global po vlon nga brenda, dhe po eshalon deri në shpërthim të fuqishëm. Është realitet se njerëzit nuk duan të shënojnë mbrapakthim, në kuptimin global të të arriturave kulmore për vite të tëra, ata nuk pajtohen në asnjë rrethanë, që tani për shkak të një virusi ta përmbysin botën dhe shpresat për një ardhmëri për të cilën ata kanë shkrirë tërë kapitalin e vet moral e material!

Dakord, debati brenda përbrenda shteteve të zhvilluara, veç ka marrë ngjyrë gati shpërthyese. Ky izolim total, ka dhënë edhe simptome psikike, pasojat e të cilave do të ndihen më vonë në shoqëri. Shumë nga shtetet e përballura me COVID-19, ka filluar debate të ashpra, gati edhe në shpërthim (si në Francë), ku njerëzit duan zhvillim dhe jo stagnim, pavarësisht çmimit që do paguajmë ne si shoqëri. Kjo po shihet si mundësi, që bota t’i kthehet normalitetit me shembuj si Suedia, Danimarka, Austria, tani edhe Zvicra është në nismë dhe realizim të projekteve, ku bota do ta mundin virusin me punë e guxim. Njerëzit duan punë e prodhim pavarësisht kësaj “lufte me këtë armik kaq të padukshëm!”, dhe kaq tinëzarë, që njerëzimit ia servoj dikush?!… Një e vërtetë e madhe sot, njerëzit më nuk i frikohen vdekjes – por humbjes ekonomike, prandaj kjo është çështja: të jesh i izoluar, apo të mos jesh fare, kjo përçudni që bota nuk e mbanë në mend!

Deri në një urdhër tjetër, mbetët në fuqi ndalesat e tubimeve publike në masë mbi 50 veta, vizitat në spitale, shtëpitë të pleqve, ndenja dhe ahengje, kurse mësimi në shkolla dhe fakultete të vazhdojë në sistemin online!

Në Zvicër, bie fjala nuk ka ndalesë për të dalë në qytet, në arë e luadh, në shitore e tren, në çdo kohë për shëtitje, punë e furnizim, dallim bënë Suedinë, ku mund të frekuentosh bare- kafiteri, qendra tregtare, ku shkollat funksionojnë sikur të mos kishte ndodhë as gjë!, çka do të thotë kjo, edhe ata janë njerëz po sikur ne!

Ish-epidemiologu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek, konsideron se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe. Rrethanat imponojnë një zgjidhje të domosdoshme dhe imediate, ndryshe ana psikike e mosdurushmërisë mund të eskaloj me përmasa të paparashikueshme, të cilën nuk e dëshiron askush.

 

CH – 20-04-2020

 

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …