Mehmet Musa: Njoftimi për ndarjen nga kjo jetë e Zeqir Sadikut më tronditi thellë

Njoftimi për ndarjen nga kjo jetë e Zeqir Sadikut më tronditi thellë,prandaj ju redaksi e e Zemrës Shqiptare,ju dashamirët, e shokët e Tij nga të gjitha  krahinat e Shqipërisë nga Malësia e Gjakovës,nga Isniqi, Gllogjani, Istogu, Gjilani, Presheva e Shkupi, si dhe ju familjarë e fis e farefis i Zeqir Lushaj  pranoni ngushëllime të sinqerta që burojnë nga thellësia e shpirtit tim për ndarjen nga kjo jetë e të birit të Sadik Selmanit!

Ai nderroj jetë fizikisht por,vepra,virtyti e burrëria prejë një shqiptari malsor të madh do të jetojnë nder shekuj!

Do i pershkruaj vetëm dy strofa të vjershës se mr.Sadete Hakia kushtuar Sabrije Lushaj me rastin e vdekjës së asaj bije malësije;

 

Është djal i Krasniqes

Biri i Sadik Selmanit

Çdo here pushka e tyre

Ndihmë i dha vatanit

 

 

Edhe penda e tyre

Ka shpuar si shegjetë

Që perë dhjetmijë vite

Testament ka mbetë!

 

Lavdi jetës dhe veprës së këti malësori kurrizçelik!

 

Rroftë per mote kujtimi për Zeqir Lushaj!

 

Mehmet Musa

Mergim me 11 nëntor 2021

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …