Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Francë ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Francë ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris

Pas ceremonisë së hapjes, Kryeministri Rama ishte pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19. Forumi i Parisit për Paqen organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë. Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …