AKS

Memli Krasniqi: Është e papritur për shumicën e qytetarëve ta dëgjojnë kryeministrin, Albin Kurti duke e mbrojtur Asociacionin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Albin Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën. “Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës ta dëgjosh kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme. Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke. “Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën. Unë nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur. Mendoj se ai e ka kthyer gabimisht rrugën e Kosovës në një rrugëtim me shumë të panjohura. Ai ka hequr dorë nga kërkesa themelore për njohjen reciproke. Duke komentuar edhe fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, Memli Krasniqi ka thënë se ky proces ka filluar me vonesë e arsyeja kryesore, sipas tij,  është se Kryeministri Albin Kurti po heziton të përballet me të vërtetën sepse ”gjatë mandatit të tij kanë ikur mbi 200.000 qytetarë”. “Kurti e di që Kosova po shpopullohet, e di se këtu kanë mbet 1.500.000 banorë, numër ky që mund të zvogëlohet. Ai po heziton të ballafaqohet me një të vërtetë të madhe se gjatë qeverisjes së tij janë larguar mbi 200 mijë qytetarë nga vendi saktësoi, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …