Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe shumicës

Deputetët e Salih Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë përmbysur karriget, kanë bllokuar foltoren dhe paralajmërojnë grevë urie

Një situatë kaotike ka përfshirë seancën plenare të parlamentit të Shqipërisë  në ditën e sotme. Deputetit e opozitës kanë përmbysur karriget dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Në një prononcim nga rrjetet sociale brenda ambienteve të Kuvendit Berisha njoftoi se ata do të shpallin sot grevën e urisë në sallën e Parlamentit. Ai u kërkoi kolegëve të shumicës të largohen, pasi nuk do të lejojnë zhvillimin e një seancë normale. Tani mund të ikni se ne do vazhdojmë do të shpallim grevën, tha 80-vjeçari Sali Berisha, zjarrvënësi i Shqipërisë, që ka viti 1991. Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka rrethuar godinën, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit ka një prezencë të shtuar të policisë në rast të përshkallëzimit të situatës.  Përveç numrit të lartë të gardistëve kemi vënë re dhe një prezencë të shtuar të efektivëve të Policisë së Shtetit. Kaosi në seancën plenare është përshkallëzuar edhe me përdorimin e gazit lotsjellës, ashtu sikur opozita e Albin Kurtit tri katër  vjet më parë që kishte përdhunuar Kuvendin e Kosovës , duke protestuar kundër Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …