Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Jam i lumtur që vendimi i padrejtë i Qeverisë dhe ZRRE-së, tashmë është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, një ditë pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për tarifat e shtrenjta të energjisë, ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen për ta “ndaluar këtë haraç të padrejtë të pushtetit për ta”. “Sot, jam shumë i lumtur që ky vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm i Qeverisë dhe ZRRE-së, tashmë është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit se ka qenë vendim i kundërligjshëm. Për më shumë të njëjtin vendim e kishin mbështetur në forma të ndryshme edhe presidentja dhe të gjitha levat e pushtetit. Falë punës dhe angazhimit të këtij ekipi, e përmes vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, saga për tarifat e reja e të padrejta mbi qytetarë ka marrë fund. Nga ky realitet i ri i krijuar, neve na vjen mirë që kemi lehtësuar barrën e kostos së rritur kundërligjshëm të çmimit të energjisë elektrike për rreth 450 mijë familje kosovare. Me këtë rast, para së gjithash dua të shprehë falënderimin për secilin qytetar anekënd Kosovës që i ka besuar kauzës sonë dhe që ka mbështetur angazhimin tonë opozitar për të ndaluar këtë haraç të padrejtë të pushtetit mbi ta.”, tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …