Memli Krasniqi: Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme

Memli Krasniqi: Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Shyc dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde, me të cilët ka diskutuar për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën. “Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.  Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë. Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Ylli Shala: Rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë

Drejtori i Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ylli Shala,  ka theksuar se rënia e natalitetit dhe …