Memli Krasniqi: Pas një periudhe jo të lehtë nga pandemia sot mund të jemi bashkë dhe të festojmë

Memli Krasniqi: Pas një periudhe jo të lehtë nga pandemia sot mund të jemi bashkë dhe të festojmë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  i shoqëruar nga kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës së Kurban Bajramit. Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke uruar paqe e begati, me këtë rast tha se është kënaqësi për ta që sot janë të bashkuar pas vështirësive me pandeminë. “Pata kënaqësinë që sot të vij në Bashkësinë Islame duke i uruar paqe e begati. Pas një periudhe jo të lehtë nga pandemia patëm mundësi që sot të jemi këtu bashkë. Andaj shfrytëzoj rastin që të i uroj të gjithëve këtë festë me dëshirat më të mira për ta dhe familjarët duke shpresuar që tash në këto festa të jemi gjithë së bashku”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …