Memli Krasniqi për iniciativën e AAK-së: PDK do ta shqyrtojë rastin për Gjykatën Kushtetuese me ekspertizë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përsëritur akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të radhës për të zgjedhur kryetarin. Kandidatura e Albulena Haxhiut nuk ka mbështetjen e nevojshme parlamentare dhe nuk do të mund të sigurojë votat as në të ardhmen. Haxhiu tashmë po shihet se as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për Kryetare Kuvendi. Rrugëdalja është e qartë – duhet të ndërrohet kandidatja,” tha Krasniqi. Lidhur me propozimin e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e fundit të seancës konstituive të Kuvendit. Pas përfundimit të seancës, Krasniqi deklaroi se PDK do ta shqyrtojë rastin në mënyrë të paanshme dhe profesionale. “Nuk e kam parë ende lëndën, sapo u njoftova. Sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në Gjykatën Kushtetuese, PDK gjatë mandatit të ish-qeverisë Kurti i ka dërguar 11 raste dhe i kemi fituar të gjitha. Pra, e kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar nëse ka bazë”, tha Krasniqi. Ai shtoi se pas konsultimit me juristët e partisë, do të diskutojë më tej me kolegët nga AAK-ja për hapat e mëtejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj: LV-në po shkel normat parlamentare

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje …