Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Për një vit fituam zgjedhjet lokale, e hapëm partinë për gratë dhe rininë

Një vit më parë, Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi thotë se ishte nderi më i madh i jetës së tij që mori besimin e delegatëve të Konventës së Dhjetë për të udhëhequr PDK-në. Ai tregon që gjatë këtij viti kanë punuar shumë me secilin anëtar e aktivist. Ai po ashtu shton se ky ishte nderi më i madh në jetën e tij. “Më 3 korrik të vitit 2021, saktësisht 1 vit më parë, mora besimin e delegatëve të Konventës së Dhjetë për të udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës. Si një anëtar e aktivist i hershëm i partisë, pa dyshim që ky ishte nderi më i madh i jetës dhe, natyrisht, përgjegjësia më e lartë. Gjatë këtij viti në krye të PDK-së, kemi punuar shumë bashkë me secilin anëtar e aktivist, përbrenda çdo niveli të organizimit, që gjithandej Kosovës ta shtrijmë përsëri vizionin tonë – për Kosovën e qytetarëve, të zhvilluar, të integruar e me perspektivë për të gjithë. Memli  Krasniqi,  foli  për fitoren në zgjedhjet lokale, punën në Kuvendin e Kosovës dhe opozitën që po bën PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …