Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi thotë se nuk është kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, tashmë ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme të saj. Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi janë përmendur si emra të mundshëm të cilët bashkë me Kadri Veselin do të kandidojnë për të parin e PDK-së. Mirëpo, njëri nga ta duket se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë,  se beson në lidershipin e kryetarit aktual, Kadri Veselit. Krasniqi ka shtuar se nuk është kandidat për kreun e PDK-së, madje asnjëherë nuk ka shfaqur një ambicie të tillë. “Nuk jam kandidat për kreun e PDK-së dhe s’e kam shprehur një ambicie të tillë asnjëherë deri tash. Unë e mbështes kandidaturën e kryetarit aktual, Kadri Veselit, sepse besoj në lidershipin e tij”, ka deklaruar  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …