leoni

Memorandum mes MKRS-së dhe UP-së për bashkëpunim bibliotekar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili ka për qëllim bashkëpunimin bibliotekar mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK) dhe Bibliotekës Qendrore Universitare (BQU).

Ndër të tjera, përmes këtij akti që është nënshkruar, MKRS-ja e autorizon BKK-në që të krijojë një hapësirë të veçantë për vendosjen dhe ruajtjen e koleksioneve të BQU-së, ndërkaq UP-ja mbulon shpenzimet për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave të BKK-së.

Memorandumi i sivjetmë i cili e ndryshon dhe plotëson memorandumin e 2013-tës parasheh që dy bibliotekat të kryejnë shërbimet e përbashkëta dhe të veçanta brenda hapësirave të BKK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit zyrtarisht pranoi raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)

Me kënaqësi ju njoftoj se Komuna e Rahovecit ka pranuar raportin e auditimit për Pasqyrat …