leoni

Menaxhmenti i HungaroControl për vizitë dy ditore në ASHNA

Menaxhmenti i HungaroControl për vizitë dy ditore në ASHNA

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti në një takim pune Menaxhmentin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Hungarisë, HungaroControl, te cilët po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për tema të interesit dypalësh, me theks të veçantë për hapësirën e lartë ajrore, pasi që HungaroControl menaxhon Hapësirën e Lartë Ajrore të Republikës së Kosovës.

Menaxhmenti i ASHNA-së shprehi shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të deritanishëm të hapësirës së lartë ajrore nga ana e HungaroControl, për faktin se, Kosova përfiton pothuajse asgjë edhe pse Hapësira e Lartë Ajrore është pjesë e Republikës së Kosovës.

Palët u dakorduan për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit, për ngritjen e efikasitetit dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror të të dyja vendeve.

Pjesë e delegacionit nga HungaroControl ishte menxhmenti i lartë i kësaj kompanie i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv  Kornel Szepessy.

HungaroControl menaxhon me Hapësirën e Lartë Ajrore të Kosovës, kompetencë kjo e cila i është deleguar HungaroControl-ës nga ana e NATO-së, që nga data 03 prill 2014, për një periudhë 5 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …