Menaxhmenti i lartë i KUR "Prishtina" vizitë në Prekaz

Menaxhmenti i lartë i KUR “Prishtina” vizitë në Prekaz

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a në krye me z.Gjelosh Vataj kryeshef ekzekutiv dhe menaxhmentin e lartë, gjatë ditës së sotme, me rastin e 18 vjetorit të epopesë së UÇK-së bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Jemi këtu, për t’u bërë nderimet më të larta luftëtarëve të lirisë, familjes Jashari, familje që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e cila përgjithmonë do të mbetet simbol i rezistencës dhe paqes” tha ndër të tjera z. Gjelosh Vataj, me ç’rast vendosi edhe kurorë lulesh.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …