leoni

Rrustem Geci

Rrustem Geci: H E R O I K A- Poemë për kryengritjen e 1981-shit

Tek po  pija  kafenë  e  mëngjesit
një   zë  shumëzohej   nga  qyteti
lashë kafenë, dhe  dola  në  rrugë
në   Prishtinë   kudo   kryengritje

 

Ajo  këngë  e  zëshme e Kosovës
ai zemërim  gjigand i studentëve
bekimin  e   kishte   nga  populli
që  të  ndjek  udhën  e   historisë

O sa  na  gëzoi  ai  himn i rinisë
O  sa  na  gëzoi  neve   Prishtina
Në tëra ato  duar  të  bëra  grusht
unë pashë urtësinë e një vullkani

 

Unë, më  i  vogli poet i Kosovës
një qytetar i thjeshtë  dhe pa tituj
i mblodha vet disa pika të gjakut
që ky marsh i  lirisë  të  shkruhet!..

 

2
 

Studentët,  loçkat   e   shpirtit
më  të  mirët  e kombit, më të
dashurit;  më  të  patremburit
më  të  zgjedhurit,  faqekuqët
thyen xhama, pasqyra, orendi
goditën figurën  e  pushtuesit
për  ta  nxjerrë   në   shesh  të
vërtetën, dhe  atë  ferr të bërë
Në  kryengritjet  1968 – 2000
mbi rininë  trime të  Kosovës
u sul e gjithë ushtria e  serbit
individ të  muzgut, karkalecë
polic me medaljone  krimesh
njerëz me urejtje  të  pëtejme
specialistë   të   ndëshkimeve
titistë  me  babë  dhe  me  bir
Udbëistë të çajtoreve, berberë
miq të armiqve të sofistikuar
drejtorë bankash, sindikalistë
gjykatës me  pozita  në  shtet
iu  sulën  rinisë  së  Kosovës
moshës  sonë  më   trimërore

 
3
 

Në ato vite të  kryengritjeve
dhe të urtësisë  së  vullkanit
Një  natë  në  Prishtinë ;  në
Tavnik e në Ferizaj; në Pejë
e  Prizren ; në Gjilan dhe në
Gjakovë; në Tetovë e Ulqin;
në Prizren  e  Skënderaj, në
Preshevë   e  Kumanovë; në
Mitrovicë dhe në Medvegje
edhe ëndërrat  kullonin gjak

 

Prej  se  njihen   të  mbjellat
dhe prej  se  njihen të korrat
Kosova  të   bukurën   e  ka
në gjuhë, në  armë, në  luftë
flisnin gjyshet dhe gjyshërit
Në  traktet   e   viteve  1981
të çdoditshme  ishin thirrjet;
vullneti popullit nuk shkilet
vullneti i popullit  nuk jepet
vullneti popullit nuk shuhet
as me tanke, e as me burgje

 

 

4
 

Në ato vite  të  pushtimit  serb
shqiptarët ishim  të  kërcënuar
natën, ditën, në rrugë, në punë
sulmoheshin  shkollat   shqipe
sulmohej mielli  dhe buka, uji
dhe pemët, mësuesi  dhe  libri
emri dhe mbiemri,  prejardhja
sulmoheshin  veshjet,  dasmat
kostumi  dhe  veturat, punët e
ditës, ndenjat  e vona, njerëzit
e zakonshëm, të mbjellat  dhe
bujku, të drejtat e festave, dhe
fëmijët tanë  arrestoheshin, sa
herë festonim festat e betejave
Në ato vite të  pushtimit  serb
serbët pakicë  na gjenociduan
të  përkrahur   nga    Beogradi
shtienin në çdo  gjë  shqiptare
vrisnin që të  shpërnguleshim
nga  tokat  tona   stërgjyshore
Në ato vite të gjenocidit  serb
në sofër të familjes  shqiptare
mungonin fëmijët,  shija  dhe
ngjyra, e  një  Kosove të  lirë!

 
5

 

Në  Kosovën   e  atyre   viteve
Prishtina,  kryengritësja   jonë
u ngrit  lotët t´i kthejë në gurë
në grushte, në armë, në beteja

 

Zullumi  këputet  prej s´trashi
shkruan  në  librin  e  urtësisë
Prishtina , trimja   e  Kosovës
pështynë ekranin e televizorit
natën  e  zezë  pis, dhe ngritet
shtypjen me  grusht  ta  mbys!..

 

Vlimeve të mëdha të Kosovës
militantë  të  luftës  thërrisnin
të bëhemi me më shumë duar
të bëhemi më me shumë grushta
që lirinë  ta  ngrejmë  me gjak

Preshevë, Shkup  dhe  Tetovë
të mblidhemi në sheshet tona
që  Kosovën ta  bëjmë  të lirë
të  bukur  dhe  të përbashkuar

 

6

 

Kosovë, bëje  dorën  grusht
është  çasti  i  sprovës  sonë
mbaje sqimën, mos u tremb
Prishtina sonte  s´ ka gjumë
ajo do që të  jetë në betejë
kudo   që    ka   një  prangë
kudo  që   shkilet   një  varg

 

Unë, më  i  vogli poet , më i
vockli, një banor i Kosovës
i mblodha këto  pika  gjaku
kjo poemë  të  mos  humbet

Kosovë, sonte  s´ jam  poet
sonte  jam  i  njëjtë  s´ i   ju
dhe  kam  aq   gjak në  trup
të jemi  së  bashku  për  liri

Prishtinë,e bukura Kosovës
këngën mos  e  le  të  të ikë
mbaje  fort, dhe  shtrëngoje
është  gjakja  jote  e shpirtit!

 

7
 

Liri, unë e  ti  jemi  Kosovë
liri, unë  e  ti  jemi Shqipëri
liri, unë   e   ti   jemi  Iliridë
liri, unë e ti  jemi  Preshevë
liri,  unë   e   ti  jemi  Ulqin
liri, unë  e  ti  jemi  Çamëri
liri né jemi më shumë se kaq

Prishtina të  rënët  i këndon
dhe e  ruan  kujtimin  për ta
në himnin kuqezi të këngës
në himnin kuqezi  të fitores!..

 
8
 

O më i bukuri  kryengritës  i  lirisë

 

Të gjitha  kohërave  gjak u dhamë
në beteja të luftës e burg të rëndë
gjak dhamë për  tokë  e  për  qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë

 

Të gjitha kohërave  gjak u dhamë
që  atdheut t´i  japim  veten  tonë
që diellit  t´i  themi  mirëmëngjes
që  lirisë  t´i  themi  këtu  të  kem

Të gjitha kohërave  gjak u dhamë
në Trojën e parë  Trojën  e  ndanë
në Trojën e dytë  Trojën  e  vranë
në Trojën  e  tretë  turqit  na  ranë

 

Të gjitha kohërave  gjak u dhamë
të lirë të  rrojmë  në  vendin  tonë
gjak dhamë për tokë  e  për  qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë!..

Rrustem Geci – Prishtinë, mars-prill, 1981

 

Rrustem Geci: Zëri i shqiptarëve,  poezi nga libri: “Nusja e erërave”

 

Lirinë ne e njohim nga gryka e pushkës

nga dora  e  bërë  grusht, dhe  revoltat

nga Nusja e  erërave  dhe  e  furtunave

dhe nga kraharori i përgjakur i Kosovës

 

Këtu është  Shqipëri  dhe  askund tjetër

këtu  është  Kosovë  dhe  askund  tjetër

këtu  është  Çamëri  dhe  askund  tjetër

këtu  është  Iliridë  dhe  askund   tjetër

 

Mbahu  Kosovë, vetmbahu  atdheu  ynë

lufta  me  fqinjët  tanë  s´ ka  mbaruar

Bashkimi i Shqipërisë  kudo  na thërret

Kosovën  e  duam shqiptare, jo  Kosovo

 

Kosova-Shqipëri  është zëri shqiptarëve

Kosova  Shqipëri  është  zëri  i  atdheut

Kosova Shqipëri është zëri  i  Çamërisë

Kosova Shqipëri është molla e përflakur

 

Njëzetmijë bijë t´Kosovës të rënë për liri

S´luftuan për Kosovo, as për “Zajednicë”

Gjak trimash është derdhur  për  Kosovë

Kosova Shqipëri  është ky vend, ky  dhé!..

 

 

Prishtinë, 2015

Dortmund, 2016

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …