Menderes Zeneli: Bajram Prapashtica një veprimtar prej atdhetari konsekuent

Bajram Prapashtica një veprimtar prej atdhetari konsekuent, që krahas veprimtarisë për bashkimin kombëtar, ka spikatur edhe në përpjekjen për konsolidimin e lëvizjes ilegale LPRK.
Në rrethana të rënda të veprimtarisë atdhetare, te Mulliri i tij në fshatin Prapashticë në vitin 1991, u mbajt një nga Konferencat e jashtëzakonshme të organizatës me objektiv për organizimin e Mbledhjes së Tretë të Përgjithëshme të LPK-së.
Për gjatë gjithë përgaditjes dhe mbajtjes së Konferencës, shumë delegatë nga të gjitha viset shqiptare si Kosova, Kosova Lindore, viset shqiptare nën Maqedoni dhe nga Malësia e Madhe, gjetën mikpritje të ngrohtë, mbështetje familjare dhe strehim të sigurt.
Burrëria, trimria e këtij veprimtari si dhe shumë familjeve të tjera, të cilët nuk u ndalën se vepruari dhe hapën dyert në kohët me të vëshira për konsolidimin e LPK-s, forcuan radhët e veprimtarëve që çuan në shpërthimin e Luftës së Përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veprimtarit, Bajram Prapashtica,që tani prej dekadash nuk është në mesin tonë, secili nga veprimtarët që ka kaluar të paktën vetëm dhe një natë në kullën e tij, ia kemi borxh respektin dhe nderin për të gjithë angazhimin e tij në shërbim të atëdheut.
Edhe unë gjithësesi,ndjej një borxh.
Lavdi pastë jeta dhe veprimtaria e tij
Nëntor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …