Mërgim Lushtaku: Drenica meriton edhe më shumë përkujdesje nga Shteti i Kosovës

Mërgim Lushtaku: Drenica meriton edhe më shumë përkujdesje nga Shteti i Kosovës

Në një shkrim autorial, kandidati i PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, Mërgim Lushtaku thotë se Drenica meriton edhe më shumë përkujdesje nga Shteti i Kosovës. Diskriminimi shekullor prej shtetit jugosllav dhe atij serb, edhe më tutje nuk është shëruar. Rajoni ynë, përkundër përkujdesjes së institucioneve, vazhdon te mbetet më i pazhvilluari në Republikën e Kosovës. Ne nuk guxojmë të kompleksohemi prej zërave keqdashës. Duhet të vazhdojmë të japim çdo gjë brenda forcave tona, t’i fokusojmë të gjitha energjitë tona, që Drenica ta kap zhvillimin e rajoneve tjera të Kosovës. Për këtë, kam marrë mbështetje edhe nga kryetari Kadri Veseli, për të realizuar investime që do të ndikonin në mënyrë direkte në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së jetesës në Drenicë, ka shkruar mes tjerash Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …