“MIKU I VIGANIT”  (Rrëfim i një çlirimtari) 

“MIKU I VIGANIT”  (Rrëfim i një çlirimtari) 

  Me të shpërthyer lufta për çlirim, në Kosovë erdhën edhe shumë vëllezër e motra nga mërgimi, të cilët sakrifikuan, flijuan dhe jetën për lirinë e atdheut.  

Disa nga t’a edhe ranë per t’mos vdekur kurr, duke fituar pavdeksinë dhe epitetin më të lavdishëm, Dëshmorë/e i/e atdheut. 

    Fatkeqësisht kishte nga ata që erdhën dhe ikën me bishtë ndër kamë. 

Njëri nder t’a ishte edhe një djalë i ri me nofkën “Mali”, i cili kohë më parë kishte ikur diku në perëndim, sepse këtu siç thoshte, po e ndjeknin organet e pushtetit shtypës se kishte marr pjese më parë në demostrata.  

    Të gjithë ishim për çlirimin e vendit, vetëm mënyrat e veprimit dallonin. Dikush kërkonte të çliroheshim pa luftë, dikush me rrezistencë paqësore, dikush me rrezistencë aktive, dikush me luftë të armatosur, sepse format e protestave dhe demostratave ishin hargjuar dhe zbënin më punë. Kishte edhe nga ata/o që kishin gjendje të mirë materiale, ose poste të ndryshme që thoshin: Lëreni more se mirë jemi dhe t’gjitha t’mirat i kemi etj. etj….
Mali në mërgim thoshte se merrej me lëvizjet ilegale, pikërisht në grupin e LPK-së, e cila asokohe ishte një lëvizje e fuqishme dhe ky grup i bënte opozitën një subjekti të vetëm politik në Kosovë-LDK, e cila si subjekt ishte rexhistruar në kryqytetin Jugosllav-Beograd. Kjo parti politike në popull gëzonte simpati dhe ndryshe njiheshin si “pacifistët”. Pacifistët punonin me ato mundësitë e veta në internacionalizimin e Kosovës. Struktura e këtij subjekti ishte e përfshirë me një klasë të shquar të intelektualëve, por një pjesë e tyre kishin krijuar bindjen se Kosova do të çlirohej pa luftë, që më vonë u pa se ishte vetëm një ëndërr e mirë?!
Shoku Mali ishte një person i zhurmshëm dhe grindavec. Merrej edhe me shkrime, me literaturë marksiste, her her edhe me poezi, bashkë me mikun e tij Viganin, i cili më vonë do të behej frymëzim për çlirimin e atdheut, por jo edhe Mali, sepse ai erdhi dhe qëndroi pak ditë në në luftë pa e përjetuar asnjë betej të vetme me armikun, apo siç thonë shokët e tij, sa për t’i bërë ca foto me uniformën kamuflazh dhe me armët në dorë. Thoshte se studionte historinë. 

   Në pikën e vapës përcëlluese të vitit 1998, miku i tij Vigani, me disa bashkëluftëtarë, të lodhur e të rraskapitur nga udhëtimet këmbë të stërngarkuar rëndë me armatim nëpër male të thepisura, kishin zbritur nga mali dhe kishin shkuar ta kalonin natën në familjen e njerit nga bashkëluftëtarët, sepse aty ndiheshin më të sigurtë. Fatkeqsisht ajo natë doli të jet më e kobshmja në jetën e tyre, sepse dikush i kishte hetuar dhe përcjellur lëvizjet e tyre dhe kishte lajmëruar saktë për vendndodhjen e tyre! 

    Në agun e parë të mëngjesit rrethohet ajo shtëpi dhe i tërë fshati nga forca të shumta ushtarako-policore dhe paramilitare. Filluan luftimet në shtëpinë ku ishin duke pushuar çlirimtarët. Vigani ishte i vendosur të luftonte deri në flijim dhe kurrsesi s’pranonte dorëzimin dhe fiton një luftë e rreptë dhe përveq armëve të krahut dhe bombave, Vigani ishte parë edhe duke i qarë egërsirat me thikë. Edhe shokët e tij nuk  e lanë të vetmuar për asnjë çast duke rrezistuar fyta fyt në përleshje me forcat armike në një luftë shumë të pabarabartë. Pas një kohe pushuan të gjitha krismat dhe më pas u kuptua se aty ranë tre çlirimtarët. Egërsirat slave vepronin me shpejtësi të madhe, sepse drita veç po zbardhej dhe nuk donin që popullata t’ua shoh kufomat e tyre, mërcina të pajetë që ishin vra në përballje me çlirimtarët. 

    Pasi që Vigani bie dëshmorë bashkë me dy bashkluftëtarët e tij, një gjë mbeti enigmë se si Mali e shoqëronte Viganin, por natën e rënjes, ai nuk ndodhej me te..?! 

    Pas rënjes së Viganit në altarin e lirisë, shoku Mal zhduket dhe u tha se kishte ikur prap nga kishte ardhur diku shtetin helvetik. Shkakun askush se dinte për dezertimin e tij?? E bëri nga friga, apo nga diç tjetër?? 

    Në gjysmën e qershorit 1999, pas një lufte të gjatë, në Kosovë u ngritën Flamujt e lirisë së shumëpritur, dhe më 11 qershor u futën forcat e Natos që sulmuan nga ajri pushtuesin tonë për 78 ditë. Bile në disa qytete çlirimtarët kishin hyrë në qytet para forcave aleate të NATO-s. Flamujt ishin ngritur gjithandej vendit duke festuar fitoren e madhe mbi armikun shekullor. Nga gëzimi her her dëgjoheshin edhe krisma lirie. 

    Shoku Mal luftën dhe lirinë e Kosovës i kishte parë nga Tv-të e ndryshme të perëndimit si: Euro Nevs, BBC, SNN etj.. dhe pas çlirimit vendosi menjiher të nisej për në Kosovë. Por pse erdhi tash?, ishte vështirë t’a kuptosh kur një dezertor kthehet në atdheun që nuk e mbrojti kur duhej? Aspak nuk skuqej nga turpi i dezertimit, por përkundrazi filloi të hiqej si një hero shpëtimtarë, duke i’u afruar sa më afër çlirimtarëve si ish bashkëluftëtar i tyre, bëhej sikur kishte harruar që një vit më parë i kishte lënë në flakë e n’tym shokët, duke i’a mbathur prap në perëndim. Filloi të afrohej edhe me shokët që i njihte dhe e njihnin. Ata nuk e ngacmonin dhe pse e dinin se s’ishte asgjë më shumë se një dezertor dhe matrapaz i skajshëm, por heshtnin dhe nuk merreshin me te, jo nga friga, por vetëm për hirë të afërsisë familjare që ai kishte me Viganin, që ra dëshmorë në luftë, siç bien heronjët e vërtetë.
Shoku Mal, si një grindavec që ishte filloi gjithandej t’i fuste  hundët, duke u hequr se ky ishte shpëtimtari ynë, se ky kishte merita të veçanta për çlirimin e vendit dhe filloi të merrej edhe me politikë duke krijuar një koalicion miks prej disa partive të vogla. Qëllimet e tij ishin të bëhej dikushi, kuptohet në krah të mikut, Viganit, duke i grabitur frytet e atyre që kishin luftuar, sakrifikuar, rrezistuar me dëshirën dhe lakminë që të kapte ndonjë pozitë të rëndësishme prej karrieristi në pushtetin që po formohej nën monitorimin edhe të ndërkombëtarëve. Mali s’qante kokën për shokët, as për lodhjet, mundimet dhe lotët për shokët e tyre të rënë në beteja, por me zhdërvjelltësinë që kishte edhe i’a arriti të marr një post, jo edhe bash të vogël në njërën nga dikasteret në Qeverinë e re. Jo pse ishte ndonjë person i çmuar, apo i dalluar, por vetëm se kishte afërsi familjare me Viganin..?! 

    Mali, më parë kishte shkruar për shokët e tij të ilegales, që paslufte u ngritën lartë duke i’u thurur epitete, elozhe nga më të ndryshmet. Kur ata dilnin në Tv, briste me sa zërin që kishte-“shuni se tu folë filani”?… Por pas një kohe shoku Mali ndryshoi për 90 shkallë, duke folur keq për të njejtit shokë, duke vjellur zi e terr për shumicën e tyre që u ngritën lartë në hierarkinë e shtetit të ri?! Vërtetë e habitshme dhe e dyshimtë sjellja e tij aq e shpejtë?! Duke u hequr në zemër si një marksit-leninist, por as kështu nuk ishte, por thjesht një spiun i keq duke përgojuar çdokend dhe duke i’u m’veshur lloj lloj etiketash të shpifura shokëve. 

    Qëndroi pak vite në at post, por kurr s’u bë rehat. Nga pakënaqësia, her thoshte: “rroga e vogël”, her thoshte “s’po mujë me udhëtu çdo ditë” dhe me këta njerëz siç i quante ai, “të korruptuar, sahanlëpirës të etshëm për pushtet” nuk i punohej më edhe pse i kishte miq dhe shokë prej kohësh dhe ata i’a kishin mundësuar punësimin në at dikaster, bile i kishin ndihmuar edhe në një rast kur një i afërm i familjes tij kapet në flagrancë duke keqpërdorur edhe ndihmat humanitare të një shoqatë bamirësie. Me një fjalë, të gjitha këto mbështetje i erdhën vetëm për hirë të ish mikut të tij hero, Viganit.
 

 Ikja e Malit 

 

    Kaloi një kohë dhe Mali nuk shihej më askund. Pas një kohe u kuptua se ai kishte ikur prap diku në mërgim, por tani jo nga organet pushtuese, por…??!!  

Shkuarja e tij në mërgim nuk ishte më si i përndjekur, as si një veprimtar i ilegales, por krejtesisht me një mision tjetër shumë të dyshimtë..??  

    Si u bë e mundur që Mali t’i njihej azili aq shpejtë, kuri i’u kishin prishur të gjitha (siç thot populli) letrat e mëparshme, kur dihej botërisht se organet e ndjekjes serbe, nuk egzistonin më në Kosovë, sepse vendi i tij ishte i çliruar tashmë..?! 

    Por, siç dukej egzistonin organet e përkohëshme të misionit administrativ të OKB-së, të quajtur UNMIK dhe aty kishte misionar nga t’gjitha vendet e botës.       Fatkeqsisht një pjesë e tyre merrej njejtë sikur sistemi i mëparshëm serbosllav me hetime të thella, kundër personaliteteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qëllimi i tyre ishte për t’a shpëtuar serbinë fashiste nga krimet që kishte bërë mbi popullin e Kosovës dhe për t’a barazuar UÇK-në me kriminelët sllavo-barbarë dhe në njërën anë për t’ia zgjatur mandatin vetes, duke rekomanduar gjithnjë se Kosova skishte kapacitete qeverisëse etj. etj..?! 

    UNMIKU, siç dihej, kishte infiltruar shumë shqipfolës, duke i joshur jo vetëm me paga të majme dhe privilegje të ndryshme, por edhe duke i’u garantuar servilëve largimin nga Kosova dhe vendstrehime në cilindo shtet në Evropë që ata dëshironin, vetëm të bashkëpunonin me t’a. 

    Duket se edhe shoku Mal u fut në këtë lojë shumë të dyshimtë, sepse ai veç e kishte lëshuar Kosovën dhe nga atje filloi të merrej me të madhe me teori konspiracioni, duke shkruar lloj, lloj shkrimesh të ndryshme, me një narrativë të pistë dhe shumë të dyshimtë, gjithnjë duke aluduar direkt në çlirimtarët tanë dhe duke krijuar lista të gjata me emra të rrejshëm se ky e vrau ate, apo ai e vrau këte, filani është spiun, filani tradhëtar dhe lloj, lloj shpifjesh të ndryshme që as toka si duronte, për ish shokët e tij..?!         

    Narracioni që përdorte ishte si gjueti shtrigash skajshmërisht përqarës, vëllavrasës gjithnjë, duke i drejtuar shigjetat në personalitetet më autoritative të ish shtabit të përgjithshëm të UÇK-së?!  

    Në çdo shkrim të tij, kryefjala ishte “Tradhëti”, “hajni”, “terrorist”, “spiun serb” tj… ? Vallë pse? Sepse edhe në popull thuhet: ‘’Ti tham, sa nuk m’ka thanë”, gjithnjë në stilin “sulmi është mbrojtja më e mirë”, sepse këte e kishte ushqim ditor fatkeqsisht ky i pamoralshëm! 

    Mali ka lënë shumë për të dyshuar dhe kuptuar se vërtet ishte pjesë  e nji spiunazhi të keq në bashkëpunim me UNMIK-un dhe më pas edhe me EULEX-in, sepse UNMIK-ut i skadoi mandati dhe në vend të tij erdhën misionarët tjerë nga Evropa, të quajtur, EULEX, por me të njejtat metoda sikur UNMIK-u, vetëm uniforma dhe emri ndryshonte dhe asgjë tjetër.  

    Kjo e dëshmon burgosjen e shumë krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen padrejtsisht në gjykatën speciale të Hagës. 

    Kjo e dëshmon edhe njohjen e statusit të azilantit për Malin. Sigurisht në marrëveshje me ndërkombëtarët që cak i kishin çlirimtarët. Takime të shumta me njerëz anti Kosovë, anti UÇK, siç ishte takimi me senatorin Zvceran, Dick Marty, një shpifës për trafikim të organeve njerëzore nga çlirimtarët etj.etj…
Kjo e dëshmon edhe mosardhjen në atdhe të shokut Mal tashmë për vite e dekada me radhë. Thuhet se kishte ardhë njeher deri në Shqipëri dhe njëher në Maqedoni, për t’u takuar me familjarët që i kishin mbetë këndej..?!
Por, shoku Mal, pse i krijoi gjithë këto konspiracione të pista ?! Sigurisht për t’u bërë dikushi, siç u bënë disa të tjerë që edhe sot fliten e përfliten gjithandej trojeve tona. 

    Pasi që ranë nga pushteti ish “shokët” e tij që aq shumë i kishte lavdëruar gjat ilegalitetit dhe gjat luftës çlirimtare, por pas një kohe s’kishte lënë gjë të keqe pa thënë për t’a.?! 

    Shoku Mal me të madhe filloi servilizmin ndaj atyre që kishin ardhur pas atyre në pushtet. Sigurisht që këtë e bëri me pretendimin që ndoshta një ditë të kthehet prap në atdhe dhe këta pushtetarët e rinjë ndoshta s’do t’a ngacmojnë, por nëse këta nuk e pranojnë, sigurisht që do të veproj njejtë të shpif zi e më zi edhe për këta, sikur për ata..?! 

     Interesant ishte përbërja familjare e këtyre dy personave: Vigani vinte nga një familje bukur e madhe, por një pjesë e tyre ishin komunist, bile edhe në funksione të larta, por Vigani nuk kishte ndjekur rrugën e tyre, por të atdhetarizmit, ku edhe me qëndresën e tij heroike fitoi pavdeksisnë në fushën e nderit! 

    Kurse Mali inte nga një familje e madhe, ku njeri nga t’a ishte Ballist që deri në fundë të jetës s’u dorëzua dhe luftoj kundër komunizmit, por shoku Mali, nuk e ndoqi rrugën e Tij, por ndoqi rrugën e djallit dhe paftyrësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …