Protesta e sotme e Partisë Demokratike ka shpërthyer
në dhunë, në momentin kur militantët e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës i janë vërsulur
rrethojave të llamarinta të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Protestuesit, pa qenë të provokuar aspak nga forcat e rendit, kanë hedhur gurë
dhe gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së ministrisë, duke duke thyer xhamat e dritareve dhe
më pas kanë ndezur zjarr në bunkerin muze. Me qëllim të shmangies së përleshjeve,
uniformat blu nuk kanë reaguar fare ndaj protestuesve të dhunshëm. Në mesin e
tyre janë parë edhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe
bashkëpartiakë të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
AARC: Pezullimi i Dialogut Strategjik është alarmi më i madh për Kosovën
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka shprehur shqetësimin e thellë për pezullimin e Dialogut Strategjik midis …