Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Milorad Dodik, kërkon dëbimin nga Bosnja të ambasadorëve të Amerikës, Britanisë dhe të Gjermanisë

Udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka shtuar tensionet në vend duke bërë thirrje për dëbimin nga Sarajeva të ambasadorëve të Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë, si dhe për të mbyllur institucionet ndërkombëtare në vend. Dodik po kërcënon me bllokadën e punës së qeverisë kombëtare nëse ligjet zgjedhore të vendosura nga një i dërguar ndërkombëtar nuk anulohen. Ky zhvillim vjen pas vendimit të mbikëqyrësit të paqes së Bosnjës, Kristian Shmidt, për të ndryshuar ligjin zgjedhor në përputhje me marrëveshjet e paqes, që ka për qëllim të përmirësojë integritetin zgjedhor. Dodik dhe zyrtarët serbë nuk e njohin Schmidt-in si përfaqësues të lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe nuk pranojnë vendimin e tij. Në këtë klimë të tensionuar, Dodik kërkon që parlamenti rajonal të miratojë një projektligj zgjedhor që lejon institucionet e Republikës Serbe të kryejnë vetë zgjedhjet në rajon. Kjo përçarje potenciale rrit frikën e ndërhyrjes së jashtme dhe shkallëzimit të konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërkohë, Bosnja shpreson të kalojë reformat e nevojshme për të filluar negociatat e pranimit me BE, por tensionet aktuale bëjnë që ky objektiv të duket më i vështirë për t’u arritur.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …